Komunikatë për media

Posted by:

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se deri në këto momente nuk është ofruar asnjë përgjigje e as nuk është caktuar ndonjë takim me krerët institucional në lidhje me kërkesat e adresuara tashmë publike.

Andaj Greva e Përgjithshme e caktuar për nesër e Enjte datë 25.11.2021 do të mbahet duke filluar nga ora  07:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.

Këshilli Qendror Grevist kërkon ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të Enjtën me datë 25.11.2021 të mbajë Grevë të Përgjithshme një ditore tetë (8)orëshe.

Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon:

  1. Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z.Albin Kurti,
  2. Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Z.Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht ti ftoj Sindikatat në grupin punues për Projektligjin ...
Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përkrah plotësisht kërkesën legjitime të SBASHK-ut respektivisht Këshillit Drejtues të saj, kërkesa këto të përbashkëta edhe të Federatës të paraqitura në Protestën e fundit të mbajtur me datë 08.11.2021.

FSSHK në koordinim me Sindikatat e tjera  menjëherë pas zgjedhjeve lokale do ti adresohet  Qeverisë me kërkesën e njejtë që Sindikatat të përfshihen në proces të hartimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik  dhe që i njejti të implementohet me buxhetin e vitit 2022.

Qeveria ...

Continue Reading →
0

Protesta e mantelbardhëve, Blerim Syla paralajmëron grevë nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre (VIDEO)

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova ka folur për arsyet e kësaj proteste.

Ai tha se kërkesa e FSSHK-së është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes Ligjit të Pagave, njofton Klankosova.tv.

“Njerëzit shpesh po mendojmë se ne po kërkojmë vetëm para, por ne thjeshtë po kërkojmë atë që ka proklamuar qeveria. Kanë proklamuar një ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Sot me datën 02.11.2021 në mbledhjen e Kryesisë së FSSHK-së e autorizuar nga Këshilli Drejtues në mbledhjen e datës 02.09.2021 vendosi që ditën e Hënë me datë 08.11.2021 në ora 10:00 të mbajë PROTESTË, para Kryeministrisë, me anëtarët e Këshillit Drejtues.

Qëllimi i kësaj Proteste është senzibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor.

Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë veqanërisht gjithë punëtorët shëndetësor se ka Reaguar pas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit se sot me datë 29.10.2021 në ora 17:00 në mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2022.

Kërkesa kryesore e FSSHK është përfshirja e Projektligjit të Pagave në Projektbuxhetin e vitit 2022.

Gjeni më poshtë Reagimin e FSSHK-së drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës përmes email-it zyrtar.

I nderuari Z. Kryeministër ...

Continue Reading →
0
Page 8 of 36 «...678910...»