Për Anëtarësinë

Ndonëse, në krahasim me kushtet momentale në vendin tonë, organizimi sindikal ka çalime dhe problem të shumta, mund të themi me plotë përgjegjësi se FSSHK-ja paraqet një fenomen të rrallë sindikal I cili është I ngritur në kapacitetet e nevojshme për të ndërmarr aktivitete sindikale në interes të punëtorëve shëndetësorë.
Ky organizim sindikal i cili ka një anëtarësi prej afërsisht 12.000 anëtarë, ka arritur të krijon qëndrueshmëri financiare, e cila mundëson që i mbarë aktiviteti sindikal të forcohet dhe të profesionalizohet në nivel të duhur. Tani edhe sipas standardeve ndërkombëtare, kërkohet që një sindikatë, qoftë edhe me një mikro anëtarësi, për ta fituar primatin e përfaqësueses duhet parimisht të ketë një qëndrueshmëri financiare. Kjo argumentohet edhe me kriteret e caktuara nga Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC), në bazë të cilës çdo anëtare e kësaj konfederate është e obliguar që të ketë rrjedhë të caktuar financiare dhe që në rregullsi të paguaj anëtarësinë në këtë konfederatë.
Kështu që, me qëllim që të krijohet kjo qëndrueshmëri dhe rrjedhë financiare, FSSHK-ja financohet nga të ardhurat që burojnë nga pagesa e kuotës së anëtarësisë në vlerë prej 1% të pagës neto të çdo anëtari. Këto të ardhura financiare menaxhohen nga udhëheqësit sindikal, të cilët janë të zgjedhur para institucioneve shëndetësore nga ana e anëtarëve të sindikatave si dhe nga të zgjedhurit nga organet e Federatës.

Struktura e Sindikatave brenda FSSHK-së

Të gjitha strukturat të cilat funksionojnë në kuadër të FSSHK-së, janë organe dhe mandatarë të cilët janë krijuar dhe zgjedhur konform Statutit të FSSHK-së dhe akteve tjera përcjellëse të FSSHK-së. Në këtë drejtim, çdo institucion shëndetësorë përfaqësohet me të zgjedhurit nga të punësuarit pranë këtij institucioni, të cilët janë anëtarë të sindikatës që paguajnë anëtarësinë në mënyrë të rregullt.  Për të konkretizuar përkufizimet strukturale në FSSHK, mëposhtëm gjeni një përshkrim figurativ të organeve sipas nivelit hierarkik në Federatë.