Author Archive

Diskutohet për shtesat në pagë për punonjësit shëndetësorë

Posted by:

Sot, u realizua një takim i përbashkët mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, dhe nënkryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Xhemajl Selmani, ku u  diskutua përkitazi me çështjen për shtesën në paga për muajt korrik dhe gusht, për punëtorët shëndetësorë dhe stafin mbështetës.

Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje, me qëllim që në lista të përfshihen të gjithë punëtorët shëndetësorë ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Pas shqyrtimit të situatës lidhur me pagesën e stimulimeve për punonjësit shëndetësor sipas vendimit të Qeverisë dhe komisionit shqyrtues në nivel të SHKSUK konstatojmë neglizhencën qeveritare lidhur me këtë çështje.

Ju tërheqim vërejtjen të gjitha strukturave menaxheriale duke filluar nga SHSKUK, MSH, MF dhe Kryeministrit se me mospërfilljen tuaj jeni duke na shtyrë në veprime radikale sindikale sepse është kërkesë e anëtarësisë së gjërë sindikaliste!

Lojën të cilën jeni duke e bërë nuk tolerohet më!

Na vjen keq për pacientët tanë që i ...

Continue Reading →
0

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me dhimbje e pikëllim të thellë pranoj lajmin për humbjen e betejës me COVID-19 të kolegut, mjekut të nderuar e shumë të respektuar Dr.Burim Krasniqi , shpreh  ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, kolegët dhe institucionet shëndetësor ku i ndjeri ka vepruar dhe punuar.

Dr.Burim Krasniqi do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë dhe urtësinë. Do të kujtojmë përherë e me dinjitet për kontributin që ka dhënë në sistemin shëndetësor.

Puna dhe vet ...

Continue Reading →
0

Intervista e Kryetarit të FSSHK-së Dr.Blerim Syla të dhënë për Ekonomia online me temë”Sindikata e cilëson të padrejtë selektimin që MSH-ja bëri për shtesat për mjekët”

Posted by:

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i ndarë para shtesë për dy muaj atyre që janë marrë drejtpërdrejt me trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19, po shihet si vendim i cili çon në shkëputjen e zinxhirit të stafit shëndetësor.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se këto shtesa do t’i marrin vetëm profesionistët nga IKSHPK-ja, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Departamenti i Shëndetësisë në Burgje, SHSKUK-ja dhe spitalet e përgjithshme si njësi të saj, si dhe QKMF-të në komuna.

Procesin e ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar me kohë ndaj Vendimit  të Qeverisë se Republikës së Kosovës të datës 29.07.2020 në lidhje me aprovimin e shtesave mbi pagë në vlerë prej treqind(300 €) për punëtorët shëndetësor në sektorin publik me të cilin Vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë.

FSSHK ka rikujtuar edhe njëherë se sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë zingjirore andaj merreni me seriozitet kërkesën që mos të shkëputet ndonjë hallkë e ...

Continue Reading →
0

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas njoftimit të marr për humbjen e betejës me COVID-19 të  koleges sonë, të nderuar e shumë të respektuar Infermierën Shkurte Gecaj , shpreh  ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, kolegët dhe institucionin shëndetësor ku e ndjera ka vepruar dhe punuar.

Puna dhe vet sakrifica e punëtorëve shëndetësor ndër vite,e së fundmi edhe me Pandeminë COVID-19 ka dëshmuar përkushtimin maksimal të punëtorëve shëndetësor, mjekë dhe infermierë që si kur më parë të ...

Continue Reading →
0

Qeveria tenton të diskriminojë të punësuarit në institucione shëndetësore

Posted by:

Me vendim të datës 29.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar shtesën mbi pagë me të cilin Vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë.

FSSHK ka reaguar me kohë duke e cilësuar këtë Vendim diskriminues, demotivues për të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore, për shkak se vet virusi COVID-19 nuk po bën seleksionim, por, po i atakon të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore dhe popullatën e gjerë.

E nderuara Qeveri, situata në terren ...

Continue Reading →
0

FSSHK dhe ShSKUK diskutojnë për zbatim të vendimit të Qeverisë

Posted by:

Kryetari i Federatës Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Dr.Blerim Syla  ka mbajtur takim pune me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr.Valbon Krasniqi.

Në takim është diskutuar  në lidhje me zbatimin  e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pagesën shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, për muajin korrik dhe gusht.

Drejtori Krasniqi ka njoftuar drejtuesit e FSSHK-së, në lidhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK, për zbatim të vendimit të ...

Continue Reading →
0

Posted by:

Në përpjekjet e vazhdueshme për të drejtat e puntorëve shëndetësor, dje me datë 11.08.2020 Kryetari i FSSHK-së dr.Blerim Syla ka zhvilluar takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, shkëlqesinë e tij  Zt.Jan Braathu. Gjatë takimit Kryetar i FSSHK-së Dr. Syla e informoi Ambasadorin Braathu për situatën e vështirë me të cilën përballen mjekët, infermierët dhe personeli ndihmës i Institucioneve Shëndetësore si dhe sfidat e sistemit shëndetësor në këtë kohë Pandemie. Ai nënvizoi në veçanti mungesën e stafit në Institucione shëndetësore ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe gjithë anëtarësinë se pas komunikimit me Ministrin e Shëndetësisë Z. Armend Zemaj përgjatë takimit të zhvilluar dje me datën 10.08.2020, i cili u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen dhe për këtë ka marr edhe mbështetjen e Kryeministrit, si dhe pas Vendimit për ndalimin e Protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e Ministrit, institucioneve shtetërore të MPB-së ...

Continue Reading →
0
Page 3 of 12 12345...»
Creative Theme