Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri, në një intervistë për GazetaBlic ka folur për rrezikun që është duke u paraqitur në sektorin e shëndetësisë në mungesë të punëtorëve shëndetësor.
Ajo ka folur dhe për pagën e mjekëve dhe të stomatologve, ku thotë që nuk janë aspak të kënaqur.
“Stomatologu i përgjithshëmi cili ka një ngarkesë, ka nje pagë 777 euro që e konsiderojë nuk është e dinjitetëshme”, tha ajo.
Krahas kësaj ajo thotë se duhet trajtuar me seriozitet dhe prioritet shëndetësia.
Tutje, Imeri ka folur dhe për rrezikun që Kosova të mbetet pa punëtor shëndetësor.
“Kosova është e rrezikuar të mbetet pa punëtor shëndetësor, nga informacionet që i kemi në teren kemi, për çdo ditë ikje të punëtorëve shëndetesor. Sidomos në shtetin Gjerman i cili po kërkon çdo ditë punëtor dhe po trajtohen në një mënyrë me të mirë dhe me një pagë të dinjitetëshme”, deklaroi ajo për GazetaBlic.
Imeri thotë se konkurset të cilat po hapen për mjekë specialist dhe infermierë, numeri i aplikuesve është trefishë më i vogël, kjo tregon faktin se mjekët dhe infermierët janë ikur nga Kosova.
Ajo tutje thotë se paga e një infermieri duhet me të jetë mbi 700 euro.
“Paga e një infermieri duhet të jetë mbi 700 euro dhe do të ishte e pranueshme, krahasuar me punën dhe angazhimin që e kanë”, tha Imeri.
FEB
2024