Lajme dhe Ngjarje

FSSHK me Ankesë tek Avokati i Popullit ndaj Statutit të SHSKUK-së

Posted by:

Gjatë ditës së djeshme në adresë të Avokatit të Popullit nga ana e Kryetares së FSSHK-së znj. Tevide Imeri u dorëzua Kërkesa për shqyrtim të Statutit të SHSKUK-së të cilën në bazë të fakteve të parashtruara,Avokati i Popullit ta parashtrojë para Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese masën e përkohshme të pezullimit të zbatimit Statutin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës(në vijim SHSKUK) i cili është aprovuar në mbledhjen e 180-të, të Qeverisë së Kosovës, me Vendimin Nr. 29/180, datë 27.12.2023 i publikuar në Gazetën Zyrtare me datë 05.01.2024.

Gjithashtu në të njejtën ditë u zhvillua edhe takimi në mes të Nënkryetarit të FSSHK-së Mr.Blerim Delija dhe Zyrtares Ligjore znj.Nora Murataj me Drejtorin e Zyrës Ligjore të Avokatit të Popullit Z. Burim Tahiri me të cilin u diskutua në lidhje me Kërkesën në fjalë për të cilën u dakorduam që qështja të trajtohet në askeptin e përputhshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në saj të këtyre elementeve të dërgohet si qështje për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Temë tjetër e rëndësisë së veçantë ishte edhe Atgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin nr.KO79/23 të parashtruar nga Avokati i Popullit për vlerësim të kushtetshmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik respektivisht kërkesat që derivojnë nga ky Vendim për Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës,me theks të veqantë tek barazia para ligjit për punë të njejtë pagë të njejtë,kthimi i përvojës në punë nga 0,25% në 0,5% dhe mënyra e përllogaritjes së saj,shfuqizimi i paragrafit 2 të nenit 45 i cili shprehimisht ka përcaktuar se shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore apo të aktit nënligjor që rregullojnë qështjen e pagës,kompensimeve,shtesave apo shpërblimeve e që rrjedhimisht konsiston në shtesën prej 44 euro për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë.

Palët u dakorduan që për të gjitha temat e ngritura të jenë në kontakt duke ndihmuar njëra tjetrën në të mirën e përgjithshme në përputhje me të drejtat dhe obligimet reciproke që ju derivojnë nga legjislacioni në fuqi.

 

0
Creative Theme