![Drejtoresha e ShSKUK-së, takoi Kryetaren e FSShK-së](https://fsshk.eu/wp-content/uploads/2022/09/FB_IMG_1662551577363-538x218.jpg)
Pranvera Zejnullahu- Raçi, ushtruese e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), ka pritur në takim Kryetaren e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, znj, Tevide Imeri.
Në takim është diskutuar për mbarëvajtjen e punës në kuadër të institucioneve shëndetësore që janë në varësi të ShSKUK-së. Gjatë takimit u vlerësua puna e punëtorëve shëndetësorë, përderisa u tha se po punohet për mirëqenie me të mirë të tyre. Të dyja palët u pajtuan që në të gjitha grupet punuese në kuadër të ShSKUK-së, me qëllim të informimit të drejt dhe shtyrjes para të proceseve, të ketë edhe një përfaqësues nga FSShK.
SEP
2022