Lajme dhe Ngjarje

Delegacioni i FSSHK-së zhvillon takim me punëtorët shëndetësor të Shoqatës Sindikale të QKMF Prishtinë

Posted by:

Me datë 25.01.2024 Kryetarja e FSSHK-së Znj.Tevide Imeri së bashku me Kryetarin e Këshillit Drejtues të FSSHK-së Dr.Naim Sahiti, Përfaqësuesin Regjional të Prishtinës Z.Sherif Makolli dhe Zyrtaren Ligjore Nora Murataj mbajtën takim pune me punëtorët shëndetësor të QKMF-së Prishtinë.

Fillimisht Kryetari i Shoqatës Sindikale të QKMF Prishtinë Z.Sherif Makolli i falenderoi të pranishimit si dhe përfaqësuesit e FSSHK-së. I njoftoi rreth qëllimi të takimit, rreth problemeve aktuale që po ballafaqohen punëtorët shëndetësor si dhe për çështjen e Kontratës Kolektive Sektoriale.

Kryetarja e FSSHK-së Znj.Tevide Imeri i përshëndeti të pranishimit duke ju prezentuar aktivitetet e shumta te Federatës dhe përkushtimin permanent për ndryshimin e gjendjes aktuale në Sindikatën e Shëndetësisë. Kryetarja e prezentoi vështërsit e Sindikatave me rastin e çantarësimit të punëtorëve shëndetësor nga ana e Qeverisë dhe krijmit të paknaqësive me Ligjin e Pagave, ku përveq mjekëve ( specialistet) të cilët janë të kënaqur, të  gjitha kategoritë tjera janë të pakënaqura me këtë Ligj ku sipas Kryetarës  ka raste ku ka diskriminim me zbritje te pagës. Kryetarja i njoftoj punëtorët për adresimin e këtyrë paknaqësive në të gjitha instancat përgjegjëse.

Gjatë takimit u hap debati edhe për punëtorë ku pati pyetje te shumëta si edhe ankesa të ndryshme:  rreth kujdestarive ,me rastin e pushimit vjetor, mjekësor, mos pagesa e punës gjatë vikenditë, ankesa nga shoferet, sherbimet teknik dhe administrata etj.

Në fund u diskutua se si të gjendet zgjidhja dhe të dilet nga kjo situatë e palakmueshme ku të gjithë ishin të mendimit  që më anëtarsimin e shumicës dhe faktorizimin e Sindikatës së Shëndetësisë atëherë do te jemi në gjëndje të reagohet me të gjitha masat sindikale dhe nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale të re do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes sociale të punëtorëve.

Punëtorët e pranishëm u ndanë të kënaqur nga takimi duke falenderuar për vizitën e bërë përfaqësuesve të FSSHK-së për bashkëbisedimin e të gjitha problemeve me të cilat po ballafaqohen.

0
Creative Theme