Author Archive

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR KOHË TË PACAKTUAR MES FSSHK-SË DHE OPTIKA MODA

Posted by:

 

Neni 1

Palët kontraktuese  

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ne tekstin e mëtejshëm “marrëveshja” është lidhur mbi bazën e vullnetit te lirë të palëve si dhe bazuar ne dispozitat ligjore te Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve (tutje referuar si LMD), kjo marrëveshje lidhet sot më datë 09.07.2024, në mes të:

  1. “Optika Moda” SH.P.K. me numër unik identifikues te biznesit 810836554, me seli ne rrugën “Ilaz Kodra” p.n., ne Prishtine, te cilën e përfaqëson z. Basri Asllani, tutje referuar si “ofruesi shërbimeve”, dhe
  2. Federata e Sindikatave ...
Continue Reading →
0

REAGIM ndaj Deklaratës së SHSKUK

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) me shqetësim të madh e ka pranuar reagimin e ShSKUK-së lidhur me vendimin për orarin e punës, të datës 01.09.2025.

Është e papranueshme që një institucion i tillë publik, i cili menaxhon me mbi 7 mijë punëtorë shëndetësorë, të marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në kushtet e punës, mirëqenien dhe të drejtat ligjore të stafit shëndetësor, pa asnjë konsultim paraprak me sindikatën përfaqësuese.

Është e pavërtet deklarta e SHSKUK-së sepse të dhënat nga terreni ...

Continue Reading →
0

Reagim i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) Lidhur me sulmin fizik ndaj kryeinfermierit në QMF-në e Llabjanit

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për sulmin fizik të ndodhur ndaj kryeinfermierit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Llabjan të Novobërdës, z. Lulzim Mustafa, nga një punëtor i ndihmës i të njëjtës qendër.

Dhuna fizike në vendin e punës është e papranueshëm dhe cenon jo vetëm integritetin fizik dhe moral të profesionistëve tanë, por edhe dinjitetin dhe sigurinë në institucionet publike shëndetësore.

FSSHK dënon ...

Continue Reading →
0

Protestojnë punëtoret shëndetësor, kërkojnë rritje page

Posted by:

Punëtorët shëndetësor kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesën për rritje të pagës, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka thënë se shëndetësia është e shkatërruar dhe kërkon trajtim më të dinjitetshëm ndaj punëtorëve shëndetësor nga qeveria.

“Sot jemi për herën e dytë në protestë, jemi për shkak të mbylljes së dialogut social nga ana e ministrisë nga partneri ynë për dialog social. Kërkesat janë të njëjta mos nënshkrimi i kontratës kolektive. ...

Continue Reading →
0

Protesta e punëtorëve shëndetësorë para MSH-së, Imeri: Qeveria po i sheh sindikatat si armiqë

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa kërkesa.

FSSHK-ja shprehu pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si edhe mos nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale.

Gjatë protestës ata mbanin në duar pankarta me shkrime “Ndaloni mbylljen e reparteve në spitale”, “Duam kontratë kolektive”, “Mos pengoni aktivitetin sindikal”, “Stop diskriminimit ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e  Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të organizojë një Protestë më  14 Nëntor 2024, në ora 11:00,para Ministrisë së Shëndetësisë.Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024,ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë.

Me këtë protestë,FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë,mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës ...

Continue Reading →
0

Mungesa e kontratës kolektive, në dëm të profesionistëve shëndetësorë – FSSHK-ja me kritika në drejtim të Qeverisë

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paraqitur shqetësimet dhe pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësor në vend, pasi Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti  ka “dështuar ta nënshkruajnë kontratën kolektive”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e kësaj Sindikate Tevide Imeri, ka thënë se dialogun social me Qeverinë dhe Ministrin e Shëndetësisë është i mbyllur dhe si sindikatë janë të përjashtuar nga çdo instancë institucionale.

Imeri ka theksuar me shkëputjen e kësaj kontrate kanë pësuar profesionistët shëndetësor, duke shtuar se tani kanë probleme me ...

Continue Reading →
0

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës vlerëson emërimin e zyrtarit përgjegjës për ekzekutimin e pagave, si një hap të domosdoshëm për të adresuar problemet që kanë sjellë vonesën e pagave të muajit të fundit. Megjithatë, nuk mund të anashkalojmë faktin se kjo situatë ka krijuar vështirësi të mëdha për të gjithë punëtorët në sektorin publik e në veqanti punëtorët shëndetësor, të cilët kanë pritur që me daljen e pagave ti përmbushin detyrimet e tyre financiare.

Pas kësaj ngjarje FSSHK kërkon ...

Continue Reading →
0
Page 1 of 25 12345...»
Creative Theme