Lajme dhe Ngjarje

Me rastin e 28 nëntorit – Ditës së Flamurit

Posted by:

Në emër të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), ua urojmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, gjithë popullit shqiptar, kudo që ndodhet.

Kjo ditë e shenjtë e kombit tonë simbolizon sakrificën, qëndresën dhe përpjekjet shekullore për liri e dinjitet. Është dita kur ne kujtojmë heronjtë tanë, historinë tonë dhe forcojmë vendosmërinë për të ardhmen që duam.

Një urim të veçantë e drejtojmë për punëtorët shëndetësorë, që çdo ditë qëndrojnë në shërbim të qytetarëve me vetëmohim, profesionalizëm dhe humanizëm. Ju jeni shembull i përkushtimit dhe përgjegjësisë publike, duke qenë gurë themeli i sistemit shëndetësor dhe mbështetje e pazëvendësueshme e shoqërisë.

Le të jetë 28 nëntori ditë krenarie, uniteti dhe reflektimi për të gjithë ne.

Gëzuar Dita e Flamurit!

0
Creative Theme