Author Archive

Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës

Posted by:

Në emër të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ua urojmë 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, gjithë popullit shqiptar, kudo që ndodhet.
17 Shkurti është një ditë krenarie, sakrifice dhe shprese për të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e Kosovës. Është dita kur u kurorëzua ëndrra shekullore për liri, shtet dhe dinjitet.
Le të kujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuan për këtë ditë historike dhe le të punojmë së bashku për një të ardhme me ...
Continue Reading →
0

Imeri apelon për përgjegjësi: Pagat nuk guxojnë të jenë peng i proceseve politike

Posted by:

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Tevide Imeri, tha për Front Online se pagat nuk duhet të jenë peng i politikës dhe se sindikata do të vazhdojë dialogun me Qeverinë në detyrë për të garantuar stabilitet financiar dhe funksional në shëndetësi.

“Sa i përket pagave, qëndrimi ynë është i qartë: ato nuk guxojnë të jenë peng i proceseve politike. Shteti ka vazhdimësi dhe obligimet bazike ndaj punëtorëve duhet të përmbushen pavarësisht situatës politike. Sindikata ka kërkuar dhe do ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dënon fuqishëm dhe pa asnjë rezervë incidentin e rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një infermiere dhe dy punonjës të sigurimit janë sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Ky nuk është një rast i izoluar, por pasojë direkte e dështimit institucional për të garantuar siguri minimale për punëtorët shëndetësorë në vendin e punës. Dhuna ndaj stafit shëndetësor është bërë dukuri shqetësuese dhe tolerimi i ...

Continue Reading →
0

Imeri: Paga e 13-të e mirëseardhur për shëndetësinë, sektori ka shumë probleme dhe s’ka qenë prioritet

Posted by:

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri, në një prononcim për Front Online tha se paga e 13-të nëse miratohet, është e mirëseardhur për punëtorët shëndetësorë.

Nëse miratohet është e mirëseardhur, punëtorë punojnë 40 orë në javë janë të parapara me ligj, që i bie 160 orë në muaj, çdo muaj i kemi nga 2-3 ditë tepër dhe krijohet një pagë e plotë, një muaj i punës fiks, ne e kemi kalkuluar dhe mendojmë që duhet të paguhet edhe më ...

Continue Reading →
0

Tevide Imeri: Kushtet e rënda, diskriminimet dhe pagat e ulëta po i largojnë mjekët nga Kosova

Posted by:

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri,  ka folur për Front Online edhe për arsyet e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Kosova, duke theksuar se pagat nuk janë arsyeja e vetme.

“Ne jo një herë, por disa herë kemi biseduar se arsyet pse mjekët dhe infermierët e lënë Kosovën nuk janë vetëm pagat. Ka arsye të shumta. Kushtet e punës nuk janë fare të mira, mungojnë trajnimet e vazhdueshme nga ana e menaxhmentit, ndodhin diskriminime, u jepet mundësi atyre ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) njofton opinionin publik dhe punëtorët shëndetësorë se vendimi i ShSKUK-së për pezullimin e vendimeve të njëanshme lidhur me rrezikshmërinë në punë dhe orarin e punës, si dhe fillimi i procesit të ri të rivlerësimit me ekspertë të licencuar, është rezultat i angazhimit dhe adresimit të vazhdueshëm institucional të Federatës dhe njësive të saj sindikale.

Federata ka ngritur shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë në të gjitha nivelet relevante, duke kërkuar që çdo ndryshim i kushteve ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës ka dorëzuar një ankesë zyrtare pranë Avokatit të Popullit lidhur me vendimin e ShSKUK, të cilin e konsiderojmë në kundërshtim me të drejtat e punëtorëve shëndetësorë dhe me legjislacionin në fuqi.
Me datë 16.09.2025, Avokati i Popullit ka pranuar ankesën tonë dhe ka vendosur të shqyrtojë rastin, duke e regjistruar atë për hetim të mëtejmë.
Ky hap është një konfirmim se shqetësimet e ngritura nga Federata jonë janë legjitime dhe ...
Continue Reading →
0

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR KOHË TË PACAKTUAR MES FSSHK-SË DHE OPTIKA MODA

Posted by:

 

Neni 1

Palët kontraktuese  

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ne tekstin e mëtejshëm “marrëveshja” është lidhur mbi bazën e vullnetit te lirë të palëve si dhe bazuar ne dispozitat ligjore te Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve (tutje referuar si LMD), kjo marrëveshje lidhet sot më datë 09.07.2024, në mes të:

  1. “Optika Moda” SH.P.K. me numër unik identifikues te biznesit 810836554, me seli ne rrugën “Ilaz Kodra” p.n., ne Prishtine, te cilën e përfaqëson z. Basri Asllani, tutje referuar si “ofruesi shërbimeve”, dhe
  2. Federata e Sindikatave ...
Continue Reading →
0

REAGIM ndaj Deklaratës së SHSKUK

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) me shqetësim të madh e ka pranuar reagimin e ShSKUK-së lidhur me vendimin për orarin e punës, të datës 01.09.2025.

Është e papranueshme që një institucion i tillë publik, i cili menaxhon me mbi 7 mijë punëtorë shëndetësorë, të marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në kushtet e punës, mirëqenien dhe të drejtat ligjore të stafit shëndetësor, pa asnjë konsultim paraprak me sindikatën përfaqësuese.

Është e pavërtet deklarta e SHSKUK-së sepse të dhënat nga terreni ...

Continue Reading →
0
Page 1 of 25 12345...»
Creative Theme