Archive for 2023

Reagim nga gjendja e krijuar pas shkarkimeve në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës nga Kryesia e Shoqates Sindikale të Spitalit të Mitrovicës

Posted by:

I nderuari Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK-së – Dr. Naim Bardiqi,

I nderuari Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së – Z.Elvir Azizi,

Me anë të kësaj shkrese drejtuar hierarkisë së lartë udhëheqëse në sektorin e shëndetësisë,Kryesia e Shoqatës Sindikale-Mitrovicë pas ankesave të punëtorve rreth emrimeve dhe shkarkimeve të menaxhmentit  kërkon nga ana juaj të na sqaroni  arsyen se çka është duke ndodhur  dhe hapat që ju i keni ndërmarr për Spitalin e Përgjithshëm të  Mitrovicës.

Ne si Shoqatë Sindikale jemi të brengosur dhe ...

Continue Reading →
0

Vitia: Ligji i Pagave s’i ka adresuar më së miri problemet e punëtorëve

Posted by:

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), në bashkëpunim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSShK), ka mbajtur tryezë të rrumbullakët në lidhje me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se Ligji i Pagave nuk i ka adresuar të gjitha problemet e punëtorëve në mënyrën më të mirë. Vitia tha se disa nga kërkesat e Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, nuk janë të realizueshme.

“Ka kaluar Ligji i pagave, a i ...

Continue Reading →
0

Intervista e Kryetarës së FSSHK-së Znj.Tevide Imeri të dhënë për Tëvë 1

Posted by:

Ka më shumë se 6 muaj prej kur janë prezantuar shtesat për mjekët të cilët përqendrohen vetëm në sektorin publik. Megjithatë të njëjtat nuk janë ekzekutuar asnjëherë. Megjithëse kjo u vlerësua si stimulim i mirë nga njohësit e fushës, tash kritikohet pse ky vendim nuk është zbatuar edhe në praktikë.

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia e dhënë në muajin shkurt të këtij viti mbeti vetëm premtim. Kjo pasi benefitet për mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik asnjëherë ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është mëse e shqetësuar me sulmin fizik ndaj infermierit  në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

FSSHK dënon çdo akt apo formë të dhunës, e në veçanti, dhunën fizike e cila është kthyer në një fenomen ndaj mantelbardhëve.

FSSHK kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të gjitha këto sulme dhe kryerësit e tyre të nxirren para drejtësisë, si dhe ndaj tyre të shqiptohen masa në përputhje me legjislacionin penal,sepse sulmi ndaj ...

Continue Reading →
0

Kryetarja e FSSHK-së Znj.Tevide Imeri zhvilloj takim me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës Z.Hekuran Nikçi

Posted by:

Sot me 26 Qershor, 2023, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, z. Hekuran Nikçi takoi kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imerin.
Takimi i sotëm premton bashkëpunim korrekt që Inspektorati i Punës synoj ta ketë me FSSHK-në me qëllimin e vetëm të përmirësimit dhe mbrojtjes të të drejtave të punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë të punëtorëve të Republikës tonë.
Continue Reading →
0

Kryeministri Kurti priti në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imeri

Posted by:

Prishtinë, 10 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia, pritën sot në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imeri dhe Nënkryetarin e FSSHK-së Mr.Blerim Delija.

Gjatë këtij takimi, u fol për rëndësinë e dialogut social ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave dhe kontratën kolektive. Të dy palët u dakorduan për dinamizim të këtij procesi të rëndësishëm.

Kryeministri Kurti foli edhe për Ligjin e Pagave që tashmë ka disa muaj që ...

Continue Reading →
0

Takimi mes OMK-së dhe FSSHK-së

Posted by:

09 SHKURT 2023

Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu, Dr. Faik Shatri, kryetar i Këshillit drejtues të OMK-së, Dr. Ejup Mazreku, anëtar i Këshillit drejtues të OMK-së, nënkryetarët Dr. Lauras Idrizi, Dr.Naser Gjonbalaj dhe Dr. Bajram Ajet, prokuror i OMK-së pritën në takim Znj. Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Mr.Blerim Delija si dhe Dr. Bajram Kryeziu nënkryetarë të FSSHK-së.

Në këtë takim u diskutua për bashkërendimin e qëndrimeve të të dyja palëve, ndër to ...

Continue Reading →
0

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Posted by:

Këshilli Drejtues i Federatës së Sidikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me datë 02.02.2023 ka diskutuar vetëm për një pikë të rendit të ditës:” Shqyrtimi i vlerës së koeficientit të miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në shumën prej 105 euro”, në të cilën anëtarët respektivisht Kryetarët e Shoqatave Sindikale kanë dhënë kontributin e tyre me shprehjen e qëndrimeve në lidhje me këtë çështje.

Ligji për paga në sektorin publik është njëri ...

Continue Reading →
0
Page 1 of 2 12
Creative Theme