Lajme dhe Ngjarje

Takim me Kryetaren e Komunës së Gjakovës

Posted by:

Në vazhdën e takimeve të aranzhuar nga ana e FSSHK-së me Kryetarët e Komunave të Kosovës,delegacioni i FSSHK-së takoi Kryetaren e Komunës së Gjakovës Znj.Mimoza Kusari –Lila.

Temë e  diskutimit në ketë takim ishin problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet shëndetësia kosovare e pse jo edhe ajo në Gjakovë. Kryetar i FSSHK-së Dr.Blerim Syla ka thënë në këtë takim se ne biseduam me kryetaren e Gjakovës edhe për ligjet aktuale që e prekin shëndetësinë primare e që ndikojnë dhe prekin edhe punonjësit shëndetësor. Por ne si Federatë me kryetaren e Gjakovës u zotuam për mundësit e bashkëpunimit,  për tejkalimin e shumë problemeve në mjekësi  e veçmas në atë primare. Kryetarja Mimoza Kusari Lila, ka thënë se problem më i madh është tekë mungesa e kuadrove dhe largimi i tyre nga institucionet shëndetësore publike në ato private. Kjo në mjekësin sekondare, do të ndikoj, dhe paraqet rrezik që në një të ardhme të shpejtë mund të ballafaqohem edhe me mbylljen e ndonjë reparti në mjekësin sekondare në Gjakovë.  Në këtë takim është biseduar edhe rreth ndërhyrjes së vrazhdë në objektin e QKMF në Gjakovë. Mirëpo, ajo është paraqitur mjaft optimiste se brenda vitit 2014, do të ndërtohet një objekt i ri i QKMF-së, por ka bërë të ditur se  disa shërbime do të mbesin përsëri në objektin ekzistues. Sipas kryetares së komunës Mimoza Kusari Lila, në QKMF e Gjakovës nuk do të ketë shkurtime të vendeve të punës,  numri i punëtorëve shëndetësor do të mbetet ai që është.

Si përfundim i këtij takimi doli se komuna e Gjakovës me FSSHK-në, do të bashkëpunojnë ngushtë dhe  do të mbrohen interesat e punëtorëve dhe shërbimet që kërkojnë qytetarët nga ky institucion mjekësor.

0
Creative Theme