Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e Kryesisë së FSSHK-së në mënyrë unanime ka marr vendim për të adresuar tek Ministri i Financave Punës dhe Transfereve Z.Hekuran Murati, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Z.Xhelal Sveçla , si dhe Thesarit të Republikës së Kosovës kërkesën për zbatim të pikës  VII të  Aktgjykimit në rastin KO 79/23 për vlerësimin e kushtetushmërisë së Ligjit nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik.

Duke qenë se Vendimi i Gjykatës Kushtetues në pikën VII është shfuqizuar me shpalljen e këtij Aktgjykimi, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka pritur që Qeveria e Republikës së Kosovës do të zbatoj pagesën e shtesës në pagë për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, e cila shtesë është ndërprerë nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave në Shkurt të vitit 2023, shtesë të cilën punëtorët shëndetësor e kanë gëzuar që nga viti 2008,respektivisht të realizohet shtesa në pagë prej 45.76 euro që nga muaj shkurt 2023 kur ka hyrë Ligji i Pagave në fuqi e në vazhdimësi.

FSSHK njofton anëtarësinë e gjerë se gjatë ditëve në vijim do të kërkojë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të zbatojë edhe pikat të tjera të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese gjegjësisht përvojën në punë 0.5%, kërkesën për rregullimin e pagave për punë të njejtë pagë të njejtë dhe çështjet e ndërlidhura me diskriminimin.

Federata mbetet e përkushtuar të punoj intenzivisht në mbrojtje e të drejtave dhe avancimin e punëtorëve shëndetësor. Ftohen punëtorët shëndetësor për anëtarësim në platformën E-Kosova, bashkë do të jemi më të fortë.

 

0
Creative Theme