Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, u prit në takim nga Kryetarja e FSSHK-së, znj. Tevide Imeri.

Sot, e martë, më 31 maj 2022, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, u prit në takim nga Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imeri, bashkë me anëtarët e Kryesisë së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Nënkryetarin z. Blerim Delija, Dr. Ismet Kastrati, përfaqësues regjional i Gjilanit, dhe z. Sherif Makolli, përfaqësues regjional i Prishtinës.

Kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, e pranoi zyrtarisht nga Kryetarja e FSSHK-së, znj. Tevide Imeri, vendimin e bashkimit të FSSHK-së me BSPK-në.

Kryetari Hykolli dhe Kryetarja Imeri u pajtuan dhe u zotuan bashkërisht për strategji sindikale bashkëpunuese drejt realizimit të të drejtave të të punësuarve dhe të përmirësimit të kushteve të punës.

FSSHK

0
Creative Theme