Lajme dhe Ngjarje

Reagim

Posted by:

Federata e Sindikatave  të Shëndetësisë së Kosovës  shpreh shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur më datë 09.02.2021 rreth orës 15:05,  në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit mjeku XH.A.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë  ku mjeku i kësaj qendre Dr.Avdiaj pasi ka përfunduar orarin e punës në ora 15:00, kurse pacienti   ka ardhur pas përfundimit të orarit për të marrë shërbim në QKMF – Istog , mjekun në fjalë i ka udhëzuar që të kontrollohen tek mjeku familjar apo  mjeku i emergjencës sepse mjeku në fjalë e ka përfunduar orarin e punës,por ky shpjegim nuk i ka mjaftuar familjarëve të pacientit dhe kanë sulmuar fizikshit mjekun.

Për këtë rast është njoftuar menjëherë Policia e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë  me rastin.

FSSHK-ë fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.

Pas sulmit Sindikata e QKMF -Istog ka organizuar një protestë duke filluar nga ora  09:00 deri në orën 09:15 para objektit të kësaj Qendre, protestë kjo e përkrahur edhe nga organet qëndrore të FSSHK-së.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon rëndë dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve Shëndetësorë, dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme  janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin  e punëtorëve shëndetësorë në vend.

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme