Lajme dhe Ngjarje

Takim me Nënkryetarën e Komunës së Suharekës

Posted by:

Me datë 08 Prill 2019 Kryetar i FSSHK-së Dr.Blerim Syla dhe stafi mbështetës realizuan takim me Nënkryetarën e  Komunës së Suharekës Znj.Mihrije Suka. Në kuadër të projektit ‘Trupat Regjionale për dialog social” të mbështetur nga Olof Palme International Center me seli në Suedi në bashkëpunim me OJQ PEN dhe QPA  të implementuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte që Komuna e Suharekës të njoftohet me aktivitetet, qëllimet dhe punën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Kryetari theksoj se “Ne do të shtrijmë aktivitetin tone në të gjitha Komunat e Kosovës, duke formuar trupat punuese në nivel Regjional. Me funksionalizim të këtyre Trupave Regjionale po synojmë identifikimin e problemeve  që paraqiten në fushë e shëndetësisë dhe adresimin e tyre në nivelin qendrore, në mënyrë që më pas problemet e identifikuara të merren parasysh gjatë hartimit apo ndryshimit të udhëzimeve administrative apo akteve nënligjore, mandej sfidat, sukseset dhe shkëmbim të përvojave në sektorin e shëndetësisë gjegjësisht të kujdesit parësor shëndetësor, si dhe Komuna të ketë të dhëna dhe informacione sa më shumë për shëndetësinë”, ka theksuar Kryetari i FSSHK-së Dr.Blerim Syla.

Iniciativa e ndërmarr nga FSSHK u mirëprit nga Nënkryetarja Suka dhe shpreh gatishmërin  për përkrahjen si morale dhe institucionale në implementimin e këtij projekti. Ne kemi bërë hapa të duhura në sektorin e shëndetësisë, kemi funksionalizuar disa QMF-së dhe kemi zgjatur orarin e punës, pastaj kemi funksionalizuar edhe laboratoret dhe aparaturat tjera të nevojshme”, ka thënë Nënkryetarja.

0
Creative Theme