Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Adresimi i Kryetares së FSSHK në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Më 12 maj, festojmë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve. Këtë vit, pandemia e COVID-19 duket pak më e zbehur, por jo edhe roli vendimtar i infermierëve në sektorin shëndetësor në shoqërinë tonë. Përkundrazi, me zvogëlimin e numrit të vdekjeve, ulet edhe vëmendja e mediave dhe politikanëve për rolin e atyre që rrezikuan jetën gjatë pandemisë.

Ne u bëjmë thirrje sërish politikëbërësve të njohin punën vendimtare të infermierëve dhe të sigurojnë paga dhe kushte më të mira pune, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë në punë. Kompleksiteti i punës së profesionistëve  shëndetësor kërkon më shumë ekuilibër dhe barazi në strukturat e pagave.

Kjo duhet të përfshijë sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës dhe menaxhimin e faktorëve të rrezikut psikosocial dhe stresit të lidhur me punën. Intensifikimi i punës gjatë pandemisë, i shkaktuar nga nivelet e pamjaftueshme të personelit dhe mungesa e investimeve të vazhdueshme, rriti stresin tek infermierët dhe ndikoi në mirëqenien e tyre mendore.

Në këtë ditë feste i bashkohemi motos së Federatës Evropiane të Sindikatave në të cilën FSSHK është anëtare fuqiplotë

Tani është koha për të kaluar nga duartrokitjet në veprime konkrete.

Me respekt,

Mr. Tevide Imeri

Kryetare e FSSHK-së

0
Creative Theme