Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

TURP-i i rradhës nga ana e politikbërësve ndaj punëtorëve shëndetësor.

Kësaj rradhe Qeveria Hoti në vend se të na ndihmoj në këtë luftë e cila e kapluar popullatën tonë,merr vendime skandaloze dhe provokative.

FSSHK në koordinim  të plotë me të gjitha ODAT e profesionistëve shëndetësor reagon ashpër dhe kërkon si në vijim:

  1. Që shtesa  mujore prej 300.00 euro për personelin shëndetësor të paguhet për muajt MAJ dhe QERSHOR e jo për  muajt KORRIK e GUSHT;
  2. Që të miratohet me rishikim të buxhetit shtesa mbi pagë konform vlerave të koficientëve që kanë qenë të përfshira në katalogun e Ligjit të shfuqizuar për pagat në sektorin publik deri në aprovimin e Ligjit të ri për pagat në sektorin publik(me disa ndryshime).

E njoftojmë opinionin e gjerë se FSSHK së bashku me ODAT e profesionistëve shëndetësor ka 3(tre) ditë që ka kërkuar takim me Kryetaren e Parlamentit të Kosovës znj. Vjosa Osmani në lidhje me kërkesat të cilat do të duhet të miratohen nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, por ky takim deri më tani nuk është zhvilluar.

Duke qenë të vetëdijshëm se jemi në kohë Pandemie ku të gjithë punëtorët shëndetësor janë të stërlodhur(po ju rikujtojmë se janë të vetmit që nuk kanë pushuar nga muaji MARS) e tashmë edhe të ofenduar nga Qeveritarët, vendimet e sotme janë më se demotivuese.

FSSHK paralajmëron veprime sindikale gjë për të cilën është dakorduar me të gjithë profesionistët shëndetësor.

Në fund, apelojmë tek deputetët e Parlamentit të Kosovës pozitë dhe opozitë që ti thirrin ndërgjegjës që rishikimin e buxhetit  të aprovohet me kërkesat e profesionistëve shëndetësor.

Me këto veprime Qeveria Hoti në mënyrë të sigurt po e qon shëndetësinë publike drejt kollapsit, gjë për të cilën nuk marrin përgjegjësi punëtorët shëndetësor.

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme