Lajme dhe Ngjarje

Posted by:

Sot me datë 22 Prill 2020 në pikën kufitare Merdarë pranë ekipit mobil ku shërbejnë punëtorët shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Podujevë nga ana e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është bërë shpërndarja e 75 palë rrobave një përdorimshe për punëtorët shëndetësor në këtë pikë mobile.

Ky donacion është mundësuar nga ana e Solidar Suisse -Kosova në kuadër të projektit mbështetje për partnerët përgjatë Pandemisë COVID-19 Projekti Personal protective equipment for Health workers on COVID-19 on Kosovo’s   Border Crossings”  ku përmes këtij donacioni janë  blerë 350 palë rroba njëpërdorimshe për punëtorët shëndetësor të cilët ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët në pika kufitare në mbarë vendin.

Me qëllim të shpërndarjes në mënyrë proporcionale të këtij donacioni FSSHK ka përzgjedhur disa nga pikat kyqe për furnizim ku përveq pikës kufitare në Merdarë, ditët në vijim do të bëhet shpërndarja edhe në pikat kufitare, Bërnjak, Jarinje,Hani i Elezit dhe Vërmicë.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni Kryetari I Sindikatës së QKMF-Podujevë Z. Shaqir Maliqi shprehu falenderimin e tij për FSSHK dhe Solidar Suisse Kosova në emër të gjithë punëtorëve shëndetësor të cilët punojnë në këtë pikë kufitare(4 ekipe), gjithashtu shprehu mirënjohje për punën e pa lodhur të këtyre punëtorëve shëndetësor që nga ditët e para të shpërthimit të kësaj Pandemie edhe në vendin tonë.

0
Creative Theme