Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me dhimbje e pikëllim të thellë pranoj lajmin për humbjen e betejës me COVID-19 të kolegut, mjekut të nderuar e shumë të respektuar Dr.Burim Krasniqi , shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, kolegët dhe institucionet shëndetësor ku i ndjeri ka vepruar dhe punuar.
Dr.Burim Krasniqi do të mbahet mend për profesionalizmin, korrektësinë dhe urtësinë. Do të kujtojmë përherë e me dinjitet për kontributin që ka dhënë në sistemin shëndetësor.
Puna dhe vet sakrifica e punëtorëve shëndetësor ndër vite,e së fundmi edhe me Pandeminë COVID-19 ka dëshmuar përkushtimin maksimal të punëtorëve shëndetësor, mjekë dhe infermierë që si kur më parë të jenë në nivel të detyrës dhe shërbimit ndaj pacientëve, e që, fatkeqësisht po merr edhe jetë.
Do ta kujtojmë përjetësisht!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Sinqerisht,
Dr. Blerim Syla
Kryetari i FSSHK
AUG
2020