Lajme dhe Ngjarje

Takim me Përfaqësuesit e Odave te Profesionisteve Shëndetësorë

Posted by:

Ditëve te fundit FSSHK ka intensifikuar takimet me Përfaqësuesit e profesionisteve shëndetësorë na vazhdën e angazhimit për Projektligjin mbi Pagat. Ne kuadër te kësaj u zhvilluan takime me përfaqësuesit e Odes se Mjekëve, Odes se Infermiereve, Odes se Fizioterapeuteve, Odes se Stomatologeve , Asociacionin e Mjekeve Familjar etj. Pas diskutimeve qe u zhvilluan te gjithë njëzëri u dakorduan qe është momenti i fundit qe punëtorit shëndetësorë ti jepet vendi i merituar dhe propozimet e dërguar nga ana e FSSHK janë ato qe e rangojnë punëtorin shëndetësorë aty ku e ka vendin.

Fillimisht më lejoni të ju bëj të qartë se ne jemi të interesuar dhe kemi punuar nga  Janari që ky Projektligj të kalojë(kemi marr pjesë në të gjitha takimet e ftuara nga Ministria e Administratës Publike, jemi konsultuar me punëtorët shëndetësor në gjithë vendin, kemi marr pjesë në tryeza diskutimi për këtë Projektligj, kemi qenë pjesë e Grupit Punues të formuar nga Ministria e Administratës Publike).

Përfundimisht bazuar në dispozitat ligjore të këtij Projektligji neve kërkojmë që të merren për bazë kërkesat e punëtorëve shëndetësor.

Edhe pse nuk jemi të kënaqur me mënyrën e rangimit në tabelarin aktual të  paraqitur në  Projektligj, më poshtë I gjeni propozimet tona :

  1. Për Mjek
    • Mjek specialist të gjitha lëmijëve-koeficienti 6.00 ndërsa klasifikimi tjetër të bëhet me akt të brendshëm nga Ministria së Shëndetësisë.
  2. Mjek në specializim-koeficienti 4.5
  3. Mjek I përgjithshëm/ Stomatolog I përgjithshëm /Farmacist klinik-koeficienti 4.00
  4. Infermier bachelor-koeficienti 2.7
    • Bachelor i Infermierisë
    • Bachelor i Mamisë
    • Bachelor i Fizioterapisë
    • Bachelor I Biokimisë Laboratorike
    • Baçelor në Teknik I Lartë Laboratori
    • Bachelor në Pedagogji Profesionale në Shëndetësi / Fusha Profesionale Infermieri
    • Bachelor I Radiologjisë Diagnostike
    • Bachelor I Radiologjisë
    • Infermiere e Lartë e Përgjithshme
    • Teknike e Lartë e Laboratorit
    • Teknike e Lartë e Radiologjisë
    • Laborant i Lartë-Dentar, 4 sipas ISCED
    • Laborant I Lartë Mjekësor
  5. Infermier të përgjithshëm- koeficienti 2.2
    • Infermier I Përgjithshëm
    • Mami
    • Teknik i fizioterapisë
    • Teknik i Farmacisë
    • Teknik Laborant
    • Motër Pediatrike
    • Asistente e stomatologjisë
    • Teknik i Fizioterapisë
    • Motër Akusherike
    • Teknik i Pediatrisë
    • Teknik i Radiologjisë
    • Teknik i Dhëmbëve
    • Teknik i Gjinekologjisë
    • Teknik i Anestezisë
    • Teknik i Optikës
    • Tenik i Fitnesi dhe Nutricionit
    • Teknik Sanitar
    • Infermier Familjar
    • Ndihmës Infermier-Mami
    • Ndihmës Kërkimtari në Biologji-Kimi
    • Laborant i Kimisë
    • Hemato-Histologjik
    • Laborant I Mikrobiologjisë
    • Laborant Mjekësor
    • Asistent I kujdesit social shëndetësor
    • Audiometrist
    • Motër Medicinale – Pediatri
    • Anestezist-Pavarur
    • Teknik laborant I Bio-Kimisë
    • Laborant biologjisë-kimisë
  1. Psikologët klinik-koeficienti te caktohet ne bazë te specifikave te punës.

Gjithashtu këtij propozimi i bashkëngjitet edhe arsyetimi në lidhje me kategorinë e stafit të mesëm të cilët nuk ka mundur të kryejë studimet Bachelor pasi që në të kaluarën nuk kanë ekzistuar institucionet edukativo-arsimore(po ju rikujtojmë që Fakulteti për Infermier dhe drejtime të tjera është hapur në vitin 2003) të barazvlerësohen me koeficientin 2.7 si dhe shkrirja e shtesës në pagë prej 44 euro.

 

 

 

0
Creative Theme