Lajme dhe Ngjarje

TAKIM ME KRYETARËN E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR SHËNDETËSI DHE MIRËQENIE SOCIALE

Posted by:

Me datë 10.06.2020 Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla zhvilloi takim pune me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Dr. Albena Reshitaj. Gjatë këtij takimi u diskutua situata gjatë Pandemisë COVID-19, gjendja e punëtorëve shëndetësor, kushtet e punës si dhe siguria e shëndeti I tyre gjatë dhe pas Pandemisë.

Temë e takimit ishte edhe aktiviteti I FSSHK-së në kuadër të projektit “Dialogu Social për Drejtësi Sociale” që implementohet n nga Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike, qe perbehet nga Rrjeti I edukatoreve bashkemoshatar – PEN, Iniciativa Kosovare per Stabilitet (IKS), Qendra per politika dhe avokim (QPA), Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e Policisë së Kosovës.
Projekt i  financuar nga Olof Palme International Center – Kosovo Programme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze, ku Zyrtaret e Projektit Znj. Nora Murataj dhe Yllka Krasniqi informuan Kryetaren e Komisonit në mënyrë të detajuar për punën dhe angazhimin e FSSHK-së përgjatë dy viteve të fundit në fuqizimin e dialogut social në nivel lokal me fokus mjekësinë primare, gjithashtu u kërkua që të shtrihet bashkëpunimi në sferën e ligjeve të cilat rregullojnë fushën e dialogut social dhe ligjeve të tjera në interes të sektorit shëndetësor.

Znj. Reshitaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkëveprim në lidhje me kërkesat konkrete të parashtruara nga Kryetari I FSSHK-së si dhe konfirmoji angazhimin edhe të anëtarëve të Komisonit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Pas lehtësimit të masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mundësisë së zhvillimit të aktiviteteve palët u dakorduan të intensifkojnë punën si në sferën e legjislacionit por edhe në përmirësimin e kushteve, adoptimin e masave si dhe mirëqenien e punëtorëvë shëndetësor.

0
Creative Theme