Koalicioni për drejtësi shoqërore dhe të drejta socio-ekonomike
Termat e referencës për Konsulent/e
_______________________________________________
1. Informata të përgjithshme
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) përmes projektit “Dialog social për drejtësi sociale”, synon që të përmirësojë statusin e punëtorëve shëndetësor përmes shtrirjes së dialogut social në nivel vendi por edhe në nivel të sektorit/lokal, avancimin e të drejtave socio ekonimike të tyre, kushteve më të favorshme për punë, implementimin e Kontratës Kolektive dhe ligjeve të aplikueshme nga marrëdhënia e punës. Me qëllim të shtrirjes së njohurive tek të gjithë akteret relevant me theks të veqantë ne kujdesin parësor shëndetësor FSSHK do të publikojë një analizë të situatës me Pandeminë COVID-19 dhe analizë e tanishme e zhvillimit të dialogut social në rrethanat e krijuara me Pandeminë COVID-19.
Ky projekt implementohet nga Koalicioni për drejtësi shoqërore dhe të drejta socio-ekonomike (pjesë e së cilit është edhe FSSHK) që financohet nga Olof Palme International Centre në mbështetje të Qeverisë Suedeze.
2. Qëllimi
Qëllimi i këtij shërbimi ështe zhvillimi i 2 (dy) analizave të shkurtëra të politikave të cilat do të ofrojnë informatat e mëposhtme:
- Analizë e shkurtër mbi gjendjen e institucioneve shëndetësore dhe të punëtorëve shëndetësor gjatë Pandemisë COVID-19;
- Analizë e shkurtër mbi dialogun social në Kosovë dhe bashkëveprimin e akterëve kryesorë të këtij dialogu, duke dhënë rekomandimet për politikat socio-ekonimike relevante për dialogun social.
Gjithashtu, këto 2 (dy) analiza të shkurtëra do të ofrojnë rekomandime specifike për secilin nga sektorët e lartëpërmendur.
3. Detyrat e konsulentit/es
Konsulenti/ja do të kryejë këto detyra në procesin e zhvillimit të secilës analizë së shkurtër të politikave:
- Të shqyrtojë dokumentet relevante si raportet e studimeve, kornizat ligjore, raporte statistikore dhe dokumente tjera relevante mbi fushat e përcaktuara në pikën 2 të këtij dokumenti.
- Të realizojë intervista me akterë relevant në rast se ka mungesë të të dhënave në 2 fushat përkatëse të përcaktuara në pikën 2 (dy) të këtij dokumenti.
- Të zhvillojë draftin e parë të analizave të shkurtëra dhe pranojë komentet nga FSSHK;
- Të zhvillojë draftin e dytë duke përfshirë komentet e FSSHK; Drafti i dytë do të përfshijë tabelat dhe figurat relevante për 2 (tre) fushat e përcaktuara;
- Të finalizojë 2 (dy) analizat e shkurtëra të politikave.
- Të përmbledh të dy analizat e shkurtëra të politikave në një dokument përfundimtar.
4. Struktura e analizave të shkurtëra të politikave:
Secila analizë do të ketë përmbajtje prej 4-5 faqeve. Përmbajtja duhet të shkruhet në atë mënyre që të jetë e qartë për çdo lexues.
- Hyrja dhe problemet e identifikuara
- Analiza dhe adresimi i problemeve dhe sfidave në fushat përkatëse
- Rekomandimet kryesore
- Tabelat dhe figurat (grafet)
- Referencat
5. Aftësitë e nevojshme, kompetencat dhe përvoja
Aftësitë kryesore të kërkuara, kompetencat dhe përvoja e kandidatëve/eve duhet të përmbush këto kritere:
- Të jetë i/e diplomuar në njërën nga fushat e ngushta të këtij studimi si mjekësi, shëndet publik, shkenca sociale;
- Të ketë njohuri të avancuar për ligjet e Kosovës dhe dialogun social në Kosovë;
- Të ketë eksperiencë në publikime, sidomos në zhvillimin e analizave të shkurtëra të politikave;
- Aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
- Të ketë minimum 3 vjet përvojë profesionale;
- Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me palë të ndryshme interesi;
6. Kohëzgjatja e kontratës
Kjo konsulence do të zgjasë 1 (një) muaj brenda periudhës 16 Nëntor 2020– 15 Dhjetor 2020.
7. Rezultatet e pritura
Konsulenti/ja pritet të dorëzojë 2 (dy) analiza të shkurtëra të politikave, sipas kërkesave të specifikuara në pikën 2 të këtij dokumenti.
8. Afati i pagesës (ri-imbursimit)
Konsulenti/ja do të ri-imbursohet sipas këtij plani të pagesës:
- Pagesa e parë (50%): Pas draftimit të parë të 2 (dy) analizave të shkurtëra të politikave.
- Pagesa e dytë (50%): Pas pranimit të verzionit final të 2 (dy) analizave të shkurtëra të politikave.
9. Mënyra e selektimit të konsulentit/es
Konsulenti/ja do të selektohet në bazë të 2 (dy) kritereve për selektim: Përvoja e punës dhe niveli i edukimit.
10. Procedurat e aplikimit
FSSHK ofron mundësi të barabarta si për gratë ashtu dhe burrat, pa marrë parasysh identitetin e tyre social apo kulturor.
Të gjithë kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë CV dhe letrën motivuese, duke specifikuar kualifikimet dhe interesin e tyre në email-in info@fsshk.eu, jo më larg se 12 Nëntor 2020 deri në përfundim të orarit zyrtar 16:00.
Vetëm kandidatët/et që përmbushin kriteret e lartëpërmendura dhe që i dërgojnë dokumentet në kohë, do të ftohen për intervistë.
NOV
2020