Specialistët e rinj –konkurs apo protesta?
Continue Reading →APR
2026
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari zhvilloi të martën një takim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ku u diskutua gjendja në sektor dhe sfidat me të cilat përballen punëtorët shëndetësorë.
Përfaqësuesit e Federatës theksuan se dialogu social me institucionet mbetet i kufizuar dhe jofunksional. Sipas tyre, komunikimi me qeverinë nuk ka prodhuar rezultate konkrete. Ata ngritën shqetësime edhe për ndërhyrje në funksionimin e brendshëm të sindikatave dhe për presione ndaj udhëheqjes sindikale.
Sipas Federatës, Ligji për Zyrtarët Publikë ka ...
Continue Reading →Posted by:
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë vetëm 44 anesteziologë.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, në këtë qendër janë kryer mbi 21 mijë e 29 anestezione, raporton Klan Kosova.
Për më tepër, atyre u kërkohen edhe raporte me shkrim për punën e bërë. Kjo situatë nga shoqata e tyre po cilësohet si presion.
Mirëpo, për Shoqatën e Anesteziologëve dhe Intensivistëve, kjo qasje e Bordit të ShSKUK-së po konsiderohet presion.
Në reagimin e tyre thuhet se reduktimi i performancës profesionale vetëm në vëllim pune ...
Continue Reading →Vendosja e tarifës ditore prej 3 eurosh për shoqëruesit e pacientëve në QKUK ka nxitur debat.
Kjo çështje u diskutua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku folën disa përfaqësues të fushës së shëndetësisë.
Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës theksoi se vendimi është paradoksal.
“E para, ne kemi thënë që është një vendim i kundraligjshëm dhe si i tillë duhet të kthehet në pikën zero. E dyta, është vendim paradoksal, sepse njeh ...
Continue Reading →Posted by:
Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Tevide Imeri, tha për Front Online se pagat nuk duhet të jenë peng i politikës dhe se sindikata do të vazhdojë dialogun me Qeverinë në detyrë për të garantuar stabilitet financiar dhe funksional në shëndetësi.
“Sa i përket pagave, qëndrimi ynë është i qartë: ato nuk guxojnë të jenë peng i proceseve politike. Shteti ka vazhdimësi dhe obligimet bazike ndaj punëtorëve duhet të përmbushen pavarësisht situatës politike. Sindikata ka kërkuar dhe do ...
Continue Reading →Posted by:
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dënon fuqishëm dhe pa asnjë rezervë incidentin e rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një infermiere dhe dy punonjës të sigurimit janë sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Ky nuk është një rast i izoluar, por pasojë direkte e dështimit institucional për të garantuar siguri minimale për punëtorët shëndetësorë në vendin e punës. Dhuna ndaj stafit shëndetësor është bërë dukuri shqetësuese dhe tolerimi i ...
Continue Reading →Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri, në një prononcim për Front Online tha se paga e 13-të nëse miratohet, është e mirëseardhur për punëtorët shëndetësorë.
Nëse miratohet është e mirëseardhur, punëtorë punojnë 40 orë në javë janë të parapara me ligj, që i bie 160 orë në muaj, çdo muaj i kemi nga 2-3 ditë tepër dhe krijohet një pagë e plotë, një muaj i punës fiks, ne e kemi kalkuluar dhe mendojmë që duhet të paguhet edhe më ...
Continue Reading →Posted by:
Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri, ka folur për Front Online edhe për arsyet e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Kosova, duke theksuar se pagat nuk janë arsyeja e vetme.
“Ne jo një herë, por disa herë kemi biseduar se arsyet pse mjekët dhe infermierët e lënë Kosovën nuk janë vetëm pagat. Ka arsye të shumta. Kushtet e punës nuk janë fare të mira, mungojnë trajnimet e vazhdueshme nga ana e menaxhmentit, ndodhin diskriminime, u jepet mundësi atyre ...
Continue Reading →