Lajme dhe Ngjarje

HUDHET KALLËZIMI PENAL I PARASHTRUAR NDAJ FSSHK-së NGA DR. BLERIM SYLA DHE DR. XHEMAJL SELMANI

Posted by:

FSSHK njofton anëtarësinë sindikale, partnerët për dialog social dhe opinionin publik se, pas një procesi që ka zgjatur rreth katër vite, çështja e iniciuar përmes kallëzimit penal ndaj dy zyrtareve të Federatës, ish-kryetarit të Këshillit Drejtues dhe tre përfaqësuesve regjional, ka përfunduar në favor të  FSSHK-së.

Pas përfundimit të Kongresit të IV (katërt), ish-kryetari i FSSHK-së, Dr. Blerim Syla, dhe ish-nënkryetari, Dr. Xhemajl Selmani, kishin parashtruar kallëzim penal, duke ngritur pretendime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, manipulim me prova, falsifikim i dokumenteve,cenim të së drejtës për të kandiduar,legalizimi i përmbajtjes së rreme,pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare,asgjësimi i dokumenteve të votimit.

Gjatë këtyre viteve, kallëzimi penal është hedhur poshtë dy herë nga organet kompetente, duke mos gjetur bazë të mjaftueshme për vazhdimin e procedurës penale.

FSSHK vlerëson se ky proces ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në imazhin dhe reputacionin e Federatës, ka ndikuar në zbehjen e raporteve dhe besimit brenda anëtarësisë sindikale, si dhe ka reflektuar negativisht në raportet me partnerët institucionalë dhe partnerët për dialog social.

Meritë të veçantë në trajtimin e këtij procesi kanë dy zyrtarët ligjorë të FSSHK-së, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe argumentim juridik kanë mbrojtur interesat e Federatës dhe të zyrtarëve të saj gjatë gjithë këtij procesi katërvjeçar.

FSSHK bën të ditur gjithashtu se do t’u qëndrojë pranë dhe do t’u ofrojë mbështetje të gjithë personave të atakuar në këtë proces, në ushtrimin e të drejtave të tyre ligjore dhe në shqyrtimin e mundësisë për të vazhduar me procedura civile për kompensimin e dëmit material dhe jomaterial të pretenduar ndaj dy parashtruesve të kallëzimit penal, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pas katër viteve të një procesi të gjatë, FSSHK konsideron se tash është koha që energjia të përqendrohet në rikthimin e besimit, fuqizimin e unitetit sindikal dhe mbrojtjen e interesave të anëtarësisë, ndërsa çdo përgjegjësi eventuale do të kërkohet dhe vlerësohet përmes institucioneve kompetente.

Me respekt,

Kryesia e FSSHK-së

Aktvendim Hudhet kallëzimi penal i parashtruar nga Dr.Blerim Syla dhe Dr.Xhemajl Selmani 08.06.2026

0
Creative Theme