
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) njofton të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe opinionin publik se pas analizimit vendimit të marrë nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), me të cilin përcaktohet orari i punës 07:00 – 15:00 për të gjitha njësitë pa dallim të natyrës së punës apo nivelit të rrezikshmërisë ka ndërmarrë hapa konkret ligjor duke vlerësuar se vendim i marrë më 01.09.2025, për ne përbën cënim të të drejtave të punëtorëve shëndetësorë, veçanërisht atyre që punojnë në kushte të rënda dhe me rrezikshmëri të lartë.
Në mbrojtje të interesit të të gjithë punëtorëve shëndetësorë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, Federata i është adresuar zyrtarisht Inspektoratit Qendror të Punës, me kërkesë për inspektim lidhur me shkeljen e Ligjit të Punës,Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë,mospërfilljen e vlerësimeve të rrezikut në vendet e punës,mohimin e të drejtave për pushim të shtuar dhe kushte të veçanta pune për kategori të rrezikuara.,Inspektoratit Qëndror të Shëndetësor, me kërkesë për hetim mbi ndikimin e vendimit në sigurinë dhe mirëqenien e stafit shëndetësor,cenimin e standardeve të mbrojtjes shëndetësore në vendin e punës si dhe pasojave të mundshme në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve gjithashtu FSSHK ka informuar edhe Ministrin e Shëndetësisë në detyrë si dhe Bordin Drejtues të SHSKUK-së.
Vendimi për unifikimin e orarit pa asnjë analizë të rrezikshmërisë është i pabazuar në vlerësime profesionale dhe ligjore,shkel të drejtat e punëtorëve që punojnë në ambiente të vështira dhe të rrezikshme,cenon shëndetin fizik dhe mendor të stafit shëndetësor,rrezikon cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve ndaj pacientëve.
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës fton të gjithë punëtorët shëndetësorë që të jenë të bashkuar dhe të qëndrojnë në mbështetje të kërkesave legjitime për kushte të dinjitetshme pune, në përputhje me ligjet dhe standardet profesionale të shëndetësisë.
Ne do të vazhdojmë të ndjekim çdo hap institucional dhe ligjor për mbrojtjen e të drejtave tuaja dhe nuk do të lejojmë që vendime të njëanshme dhe joprofesionale të dëmtojnë stafin shëndetësor apo pacientët tanë.
Me respekt,
Komunikate per media-08-09-2025
SEP
2025