Me anë të kësaj Komunikate i adresohem Kryeministrit të vendit Z. Albin Kurti dhe Ministrit të Shëndetësisë Z. Rifat Latifi.
- Kryeministër është koha e fundit që po ju adresohemi para se të ndërmarrim veprime sindikale.
Duke u nisur nga fakti se gjendja e punëtorëve shëndetësor është duke u përkeqësuar ditë për ditë, nuk kemi mjete për punë, nuk kemi kushte për punë, e dita ditës mjekët dhe infermierët po e lëshojnë Kosovën dhe sistemin publik,ju lutemi të reflektoni në dy kërkesat e mëparshme:
- Rritjen e pagave 50% deri në miratimin e Ligjit të Pagave;
- Pjesëmarrjen në grupin punues për hartimin e Ligjit të Pagave
- Kryeministër,pa dashur ta zgjasë më shumë gjendja e popullatës dhe punëtorëve shëndetësor është shumë e keqe gjë që faktohet në pritjet që duhet të bëhen,andaj intervenimi Juaj duhet të jetë i shpejtë dhe konkret.
Çdo pasojë e mosveprimit adresën e ka tek Qeveria Juaj.
Me respekt,
Dr. Blerim Syla
Kryetar në detyrë i FSSHK-së
22
APR
2022
APR
2022
0