Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përkrah plotësisht kërkesën legjitime të SBASHK-ut respektivisht Këshillit Drejtues të saj, kërkesa këto të përbashkëta edhe të Federatës të paraqitura në Protestën e fundit të mbajtur me datë 08.11.2021.

FSSHK në koordinim me Sindikatat e tjera  menjëherë pas zgjedhjeve lokale do ti adresohet  Qeverisë me kërkesën e njejtë që Sindikatat të përfshihen në proces të hartimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik  dhe që i njejti të implementohet me buxhetin e vitit 2022.

Qeveria edhe njëherë ka treguar se nuk i përfill punëtorët shëndetësor respektivisht të punësuarit në institucione publike duke ia dërguar Projektligjin për paga në sektorin publik për komente menaxhmenteve të institucioneve e jo përfaqësuesve të punëtorëve të cilët me kohë kanë reaguar për transparencë dhe bashkëpunim në hartim të këtij Projektligji.

Në fund njoftim për punëtorët shëndetësor Projektligji i cili po qarkullon tek menaxhmentet nuk është i plotësuar me shtojcën respektivisht Aneksin,nuk dihet  se me cilin koeficient janë përllogarritur pagat, andaj ne të gjithë së bashku duhet të jemi unik dhe të mos lejojmë që fatin tonë ta përcaktojnë të tjerët.

 

Me respekt,

Kryetari i FSSHK-së

Dr. Blerim Syla

 

 

 

 

 

Komunikate per media-12.11.2021

 

0
Creative Theme