Lajme dhe Ngjarje

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas njoftimit të marr për humbjen e betejës me COVID-19 të  koleges sonë, të nderuar e shumë të respektuar Infermierën Shkurte Gecaj , shpreh  ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, kolegët dhe institucionin shëndetësor ku e ndjera ka vepruar dhe punuar.

Puna dhe vet sakrifica e punëtorëve shëndetësor ndër vite,e së fundmi edhe me Pandeminë COVID-19 ka dëshmuar përkushtimin maksimal të punëtorëve shëndetësor, mjekë dhe infermierë që si kur më parë të jenë në nivel të detyrës dhe shërbimit ndaj pacientëve, e që, fatkeqësisht po merr edhe jetë.

Do ta kujtojmë përjetësisht!

 

Sinqerisht,

Dr. Blerim Syla

Kryetari i FSSHK

0
Creative Theme