Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media  

Posted by:

 PËR: Kryeministrin në detyrë Z. Albin Kurti

CC: Ministrin e Financave dhe Transfereve në detyrë Z. Besnik Bislimi

CC: Ministrit të Shëndetësisë në detyre Dr. Arben Vitia

NGA: Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Dr.Blerim Syla

LËNDA: Kërkesë për mosdiskrimimin të punëtorë shëndetësor dhe stafit mbështetës përfitues të Masës 6 nga Pakoj Fiskale Emergjente

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të përfshijë në lista të gjithë punëtorët shëndetësor që punojnë  brenda hapësirave të institucioneve shëndetësor duke filluar nga: punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit,sigurimi,sanitarët,punëtorët në kuzhinë , IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore, farmacistët, profilet jomjekësore që janë staf i institucioneve shëndetësore deri tek infermierët dhe mjekët.

Menaxhmentet e institucioneve shëndetësore nuk duhet të bien nën trysni por ato duhet që ti dërgojnë listat e kompletuara të përfituesve nga Masa 6 e Pakos Fiskale Emergjente.

FSSHK apelon që të mos bëhet diskriminim ndaj punëtorëve shëndetësor siq është bërë muajin e kaluar e poashtu bën thirrje tek Qeveria nëse kanë dyshime të kërkohet nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike vlerësim në lidhje me rrezikshmërinë.

Për FSSHK-në është e papranueshme pastrimi i listave dhe presioni që po bëhet tek menaxhmentet e institucioneve shëndetësore pa dallim.

Pra edhe njëherë kërkojmë në mënyrë kategorike që të mos  ketë diskriminim tek punëtorët në sistemin shëndetësor.

 

Me respekt,

Dr. Blerim Syla

Kryetar i FSSHK-së

 

 

0
Creative Theme