Kërkesë për Qeverinë e Republikës së Kosovës
Të nderuar/a,
Pasi që nuk po mundemi me komuniku ndryshe, meqenëse nesër është mbledhja e Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse të ndërmara për punëtorët shëndëtësor ju lutem të merrëni në konsiderat këto dy çështje:
1.Në shtesat të cilat i keni paraparë për punëtorët shëndetësor të përfshihen dhe punëtorët ndihmës sanitar siç janë:
Shërbimet teknike, punëtorët e pastrimit, sigurimit, punëtorët e kuzhinës etj.
Siç e dini sistemi shëndetësor funksionon si një zingjirë i tërë.
2.Ju lutemi urgjentisht të na tregoni cilat masa mbrojtëse i keni bërë për punëtorët shëndetësor, sa keni kapacitete për këtë, me qëllim të mos veprojm kryenëvete me masat tona (Sindikaliste) për mbrojtjen e shëndetit tonë në punë, në mënyrë që të Ju ofrojmë shërbime popullatës tonë.
Me respekt,
FSSHK
MAR
2020