Me datë 23.07.2018 në orën 03:05 min në turinin e natës –në vendin e punës është sulmuar fizikisht infermieri i klinikes emergjente zt.Lulzim Thaqi nga pacienti-i sëmuri.
Përmes këtij reagimi shprehim indinjaten e shqetësimin tonë për rastin në fjalë.
Ky fenomen shqetësues,dhuna ndaj mjekëve ka pasoja të shumta jo vetëm për mjekët por edhe për vetë të sëmurët, cilësinë e shërbimit, mbrojtjen e shëndetit të popullatës, marrëdhëniet mjek–pacient dhe për mbarë shoqërinë. Vazhdimësia e këtij fenomeni në këto ritme dëshmon se nevojitet një vlerësim më serioz, dhe një angazhim më i madh.
Cilido që ofendon apo godet mjekun –infermierin duhet të jetë i qartë se ka përpara personin që ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish. ..
Mantelbardhët të cilët i nënshtrohen sjelljeve të dhunshme nga pacientet ose palët e treta gjatë ushtrimit të detyrës duhet mbrojtur në mënyrë imediate,duke hartuar strategji parandaluese të këtij fenomeni të shëmtuar,duke i evidentuar- raportuar rastet e tilla e sigurisht duke i zgjedhur ato!
Në situatë e në rrethana të tilla represioni e kërcënime ndaj tij ,detyrimisht personeli do të fillon të bëjë mjekësi defensive..
Ndjekja e këtyre akteve të dhunës i takon shtetit,,të tilla vepra janë të sanksionuara edhe në Kodin Penal të RKS.
Andaj kërkojmë mbrojtjen e mantelbardhëve,rivendosjen e dinjitetit te mjekëve e personelit mjekësorë!
JUL
2018