Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton anëtarësinë e gjerë se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe faktorët relevantë, Përfaqësuesit e FSSHK-së janë duke marrë pjesë në disa grupe punuese si:
- Për hartimin e Projektligjit për plotësim dhe ndryshimin e Ligjit Nr.04/L-125 për Shëndetësi.
- Për hartimin e Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 04/L-249 për Sigurime Shëndetësore.
- Për hartimin e plotësim ndryshimin te Udhëzimit Administrativë 09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit Profesional dhe Pajisjeve Medicinale të Institucioneve Private Shëndetësore jashtë Spitalore.
- Për hartimin e Udhëzimit Administrativë për përcaktimin e kritereve, lirimin nga pagesa e premiumit, pagesa bashkë-pagesa dhe pagesave tjera për Sigurimin shëndetësor për qytetarët e Kosovës sipas testit zyrtarë të varfërisë.
- Për hartimin e Udhëzimit Administrativë-Vërejtjet e kombinuara në njësitë e paketimit të duhanit.
Ju informojmë se me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë janë formuar edhe disa grup punuese të tjera për udhëzime administrative por ende nuk kanë filluar punën meqë janë të parapara në pjesën e dytë të viti kalendarik në bazë të Planit Legjislativ të Qeverisë për vitin 2018.
FSSHK është e angazhuar edhe në Grupin e Punës në lidhje me hartimin e projektligjit për Pagat me të cilin jeni të njoftuar se FSSHK ka paraqitur kërkesat dhe i ka deponuar edhe me shkrim koeficientet për punëtorët shëndetësor të cilët do të konvertohen në pagën bazë të tyre.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të dërgon propozimet e vete lidhur me akte ligjore dhe nënligjore të cilat janë duke u punuar dhe është e përkushtuar në përfaqësimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësor në niveli primar, sekondar dhe terciar.
Të gjitha propozimet e FSSHK-së pasqyrojnë kërkesat dhe sugjerimet e anëtarësisë së saj të nxjerra nga takimet individuale dhe kolektive në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra në nivel të Federatës dhe Sindikatave në tërë territorin e vendit.
FEB
2018