Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

 

Këshilli Drejtues i FSSHK-së në mbledhjen e saj mbajtur me datë 27.12.2017 pas diskutimit mbi gjendjen aktuale në shëndetësi njofton opinionin publik përmes kësaj Komunikate me qëndrimin e saj.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga  Kryeministri i Qeverisë  së Republikës së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit  realizimin e kërkesave të premtuara, në të cilën parashihet rritja e pagave prej 30%, rrezikshmëria  në vendin e punës , përmirësimin e kushteve të punës.

Në kontekst të veçantë ia rikujtojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës se Ligji i pagave është jetik për punëtorët shëndetësor dhe si e tillë duhet të trajtohet në mënyre serioze dhe përfundimisht punëtorët shëndetësor ta kenë vendin e merituar në shoqëri.

FSSHK pret nga Qeveria e Republikës së Kosovës që përmes dialogut social të gjej zgjidhje adekuate për kërkesat e lartpërmendura, në të kundërtën nëse nuk kemi reflektim nga ana e instancave shtetërore neve na duhet të ndërmarrim masa radikale sindikaliste duke mos përjashtuar edhe mosbindje institucionale.

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme