Komunikatë për media
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i drejtohet opinionit të gjërë se Greva 24 orëshe e datës 27.04.2017 ka përfunduar me suksesë.
Gjatë kësaj kohe janë dhënë të gjitha shërbimet e interesit vital.
Të gjitha raportet e realizuara tregojnë për një Grevë të denjitetëshme.
Me këtë rast i falenderojmë të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe popullatën me solidarizimin e kësaj Greve.
Është për tu ardhur keq sjellja inerte e Qeverisë së Republikës së Kosovës karshi kërkesave tona.
Në fund ju njoftojmë se ditët në vijim FSSHK-ja gjegjësisht organet e saj më të larta do të mblidhëm dhe të marrin vendim për hapat e më tutjeshëm nëse Qeveria vazhdon të sillet në këtë mënyrë.
Pra ne jemi në pritje , por nuk do të ndalemi.
Me respekt,
Kryetari i Këshilli Qëndror Grevistë
Dr.Blerim Syla
Komunikate per media-28.04.2017
APR
2017