Lajme dhe Ngjarje

Takim me përfaqësuesin e organizatës ARCHIDATA

Posted by:

Prishtinë-20.04.2016-Nënkryetarin I FSSHK-së Blerim Delija priti në takim përfaqësuesin e organizatës ARCHIDATA Z. Bohuslav Pokorny  dhe znj. Vatra Basha.

Gjatë këtij takimi z. Pokorny njoftoi në lidhje me projektin të cilin janë duke e zhvilluar në Kosovë në lidhje me harmonizimin e legjislacionit të BE-së me legjislacionin e Kosovës në fushën e kushteve të punës dhe sigurisë në punë.

Në takim u diskutua edhe për Këshillin  Ekonomiko Social gjegjësisht për amandamentin e Ligjit mbi KES-in duke marrë parasysh vërejtjet të cilat janë gjetur kryesisht nga Sindikatat vendore të cilat nuk jane të përfaqësuara denjësisht në KES si dhe amandamentin e disa qështjeve të këtij ligji me theks të veqantë mbi kriteret e përfaqësimit në KES.

Nënkryetari Delija e njoftoi për së afërmi me strukturën e FSSHK-së e cila është e konsoliduar në 7 Regjione si dhe në QKUK duke përfshirë mbi 50 Sindikata si dhe 10 juristë e 2 ekonomist të punësuar për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve shëndetësore në sferën e marrëdhënies së punës,gjithashtu Z. Delija e njoftoi z. Pokorny në lidhje me pengesat të cilat janë paraqitur me rastin e konkurimit në KES për shkak kritereve përjashtuese që I përmban ky Ligj dhe njëherit e falenderoi për iniciativën e marrë për plotësim ndryshimin e ligjit duke I ofruar bashkëpunim për të gjitha qështjet të cilat prekin interesat e anëtarëve të FSSHK-së .

0
Creative Theme