Lajme dhe Ngjarje

Tryezë nga FSSHK në përkrahje të Solidar Suisse

Posted by:

Me datën 25 Mars 2016; Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovë FSSHK në përkrahje të Solidar Suisse Kosovë kanë prezentuar të gjeturat nga hulumtimi mbi “ Rritja e pagave të mjekëve specialist për kujdesin shëndëtesorë public të qëndrueshëm në Kosovë”. Raporti përshkruan disa fakte kyçe në lidhje me gjendjen aktuale dhe preferencat për të ardhmen, dhe se si ndryshimet në status quo-në mund të jenë të dobishme për sistemin shëndetësor të Kosovës. Pjesëmarrësit e takimit ishin udhëheqesit e qendrave të mjekësisë familjare dhe spitaleve regjionale. Takimi u përmbyll me disa konkluzione nga pjesëmarresit

• Krijimi I grupit punues për ngritje e nivelit dhe mënyres së pagesës së punëtorëve shëndetsorë (FSSHK,MSH,SHSKUK dhe eksperte vendor dhe të jashtem)
• Rregullimin e involvimit në dy sektorë;
• Rregullimin e sektorit private shëndetësore;
• Sistematizimin e stafit shëndetësorë;
• Të gjendet mekanizmi I bashkëpunimit dhe përshirjës së vendimmarrësve.

 

Federata e Sindikatave të  Shëndetësisë së Kosovë FSSHK në përkrahje të Solidar Suisse Kosovë në vijim do të publikoj edhe pozicionin e tyre karshi skemës së sigurimeve shëndëtsore.

 

 

0
Creative Theme