KUJDES Â Â QEVERI
Federata e Sindikata të Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Sindikata e Policisë se Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës.
Me këtë  reagim po ju rikujtoje që përkrahim kërkesat e minatorëve deri në realizimin e  plotë të tyre. Njëherit me Ju shprehim solidaritet e pa ashtu Ju do ta keni edhe bashkëveprimin tonë sindikal, deri në ruajtjen e asetit kombëtar Trepça.
Pas informatave se gjendja e minatorëve është përkeqësuar , ku dhjetëra nga ta kane kërkuar ndihmë mjekësore. Ne sindikatat e Kosovës , e posaçërisht Sindikata e Shëndetësisë është në gjendje gatishmërie, që në ç’far do rrethana të ndihmoj minatorët.  FSSHK-ë ka ftuar Këshillin Drejtuese me datë 23 Janar i cili do ti vlerësoj edhe realizimi e kërkesave të anëtarësisë së vet drejtuar Qeverisë së Kosovës ditë më parë, do të bëhet edhe vlerësim i situatës së përgjithshme në teren dhe do të mirën vendime rreth veprimeve të më tutjeshme në kordinim me sindikatat e tjera.
Njoftojmë gjithë opinionin publike dhe popullatën e Kosovës, duke u bazuar në gjendjen e përgjithshme të popullatës, reagimet te cilat vinë nga këto Federata  janë të pa parashikueshme,  pasojat do të bien mbi Qeverinë.
Me respekt,
Dr.Blerim Syla-Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës
Rrahman Jasharaj-Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës
Valbona Kamberi Hoxha-Sindikata e Policisë së Kosovës
Ndue Kalaj-Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës
JAN
2015