
09 SHKURT 2023
Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu, Dr. Faik Shatri, kryetar i Këshillit drejtues të OMK-së, Dr. Ejup Mazreku, anëtar i Këshillit drejtues të OMK-së, nënkryetarët Dr. Lauras Idrizi, Dr.Naser Gjonbalaj dhe Dr. Bajram Ajet, prokuror i OMK-së pritën në takim Znj. Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Mr.Blerim Delija si dhe Dr. Bajram Kryeziu nënkryetarë të FSSHK-së.
Në këtë takim u diskutua për bashkërendimin e qëndrimeve të të dyja palëve, ndër to edhe tema aktuale e ligjit të pagave për punëtorët shëndetësor.
Takimi u përmbyll duke uruar për bashkëpunime të tjera në fushën e mjekësisë në nivel vendi.
FEB
2023