Në vazhdën e takimeve dhe diskutimeve me qëllim të përafrimit të qëndrimeve me Konfenderatën, sot me datën 18.10.2017,Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla zhvilloi takimin e rradhës me Kryetarin e BSPK-së z. Avni Ajdinin.
Gjatë këtij takimi të dy Kryetarët u dakorduan që ti intensifikojnë takimet mes Federatës dhe Konfederatës, me qëllim të përmbushjes së obligimeve dhe detyrave nga ana e të dyja palëve të përcaktuara me Statutin e BSPK-së.
Fuqizimi i BSPK-së dhe pjesëmarrja e Sindikatave aktive në vendimmarrjen e Konfederatës do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të punë dhe mirëqenies së të punësuarve në Republikën e Kosovës.
18
OCT
2017
OCT
2017
0