Takimi është mbajtur në Brod-Dragash në restorantin Arxhena, në takim kanë qenë 40 pjesëmarrës, takimi është hapur nga Koordinatori i grupit Sabri Cakaj ku i njoftoj pjesëmarrësit për punën në sindikat, grupet punues( i cili është edhe pjesë e grupit punues) si dhe për inciativat që i ka marrë sindikat përgjatë veprimit sindikal të FSSHK-së.
Kryetarja e Komitetit të Rinisë znj.Hanushe Llabjani- përshëndeti gjithë të pranishmit duke ju falenderuar për pjesëmarjen tuaj në këtë takim. Gjithashtu ju falenderoj për mbështetjen e juaj në zgjedhjen si Kryetare të Komitetit të Rinisë. Interes i imi i menjëhershëm ka qenë që të zhvilloj këto takime në mënyrë që të njihemi më afër me të gjithë Kryetaret e tjerë. Në të njëjtën kohë dëshiroj që të paraqesë plan projektin e punës si dhe t’ju shpërndajë për QKUK-në, për arsye që me QKUK-në nuk e kemi mbajtur takimin e paraparë.
Kryetarja në fjalimin e saj ndër të tjera tha: Do ta prezantoj denjësisht në Federatë anëtarët në moshë rinore në marrëdhënie pune.Të mbroj dinjitetin, integritetin dhe të drejtat e punës të parapara me Ligj të Punës, Kontratës Kolektive Sektoriale dhe me ligjet në fuqi.Të veproj në harmonizimin e planit dhe veprimit rinor nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme.Të zhvilloj takime të vazhdueshme koordinuese me anëtaret rinorë të Sindikatës me qëllim zgjërimin e rolit të sindikatës si dhe diskutimin e aktiviteteve të ardhshme.Do të ndihmoj në organizimin e aktiviteteve kulturore në organizimin e ahengjeve të ndryshme për nder të festave të ndryshme, si dhe aktiviteteve rekreative përmes organizimit të eskursioneve të ndryshme.Do të ndihmoj në përgatitjën e rinisë për marrjen e përgjigjësive në të ardhmen.
Në takim ka prezentuar me ligjeratën “Stresi në punë” para pjesëmarrësve anëtari i FSSHK-së Psikolog-Klinik Besnik Kadriu.
Takimi u zhvillua në një form plenare për të lejuar pjesëmarrjën maksimale, diskutimi kryesor ishte në lidhje me trajnimet, seminaret.
Konkluzionet e këtij takimi ishin:
- Punësimi për kuadrot e reja;
- Rilicencimi i profesionistëve shëndetsor;
- Trajnime dhe edukim per liderët sindikal;
- Krijimi i bashkpunimit me vendet e Ballkanit dhe Europës.
SEP
2017