Lajme dhe Ngjarje

Takim me OJQ-PEN dhe QPA

Posted by:

Gjatë takimit u prezantua në pika të shkurtëra puna e organizatës PEN përmes projektit PRO WO+MAN, i cili ka për qëllim të integrojë perspektivën gjinore në nivel organizativ (insitucional) dhe programatik, në organizata dhe sindikata. PEN propozoi ofrimin e mbështetjes për organizatën në fusha që është e nevojshme. Si temë e rëndësishme bashkëpunimi u vendos integrimi i perspektivës gjinore në bazë të manualit për integrimin e perspektivës gjinore të krijuar nga PEN.

Me këtë rast, FSSHK shprehi interesim për trajnimet/punëtoritë në fushën e barazisë gjinore, në mënyrë që të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të sindikatës si dhe rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Dr. Blerim Syla vlerësoi takimin, duke mirëpritur mundësinë e bashkëpunimit me organizatën PEN dhe QPA. Si rrjedhojë, u diskutua që PEN dhe QPA të përfshijnë në aktivitetet e vitit 2018, trajnime ose punëtori më anëtarët e FSSHK. Për më shumë, këto palë janë të interesuara të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi me FSSHK në mënyrë që të paraqesin qartë nevojat dhe kërkesat e tyre.

Gjitashtu palët u dakorduan që temat e trajnimeve të cilat do të ofrohen nga ana e orgaizata PEN dhe QPA  do të jetë “Integrimi i perspektivës gjinore në sindikata në nivel të organizatave dhe në nivel të programeve të sindikatës (strategji, statut dhe dokumente tjera me rëndësi)”.

0
Creative Theme