Lajme dhe Ngjarje

Syla: Qeveria s’po e respekton marrëveshjen, së shpejti do të reagojmë

Posted by:

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Dr. Blerim Syla, është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë Haradinaj.

Syla ka deklaruar se Qeveria e re e formuar nga koalicioni PAN, nuk po e respekton marrëveshjen e nënshkruar me punëtorët shëndetësorë gjatë fushatës zgjedhore.

Qeveria nuk është duke e respektuar marrëveshjen dhe ne si sindikata do të reagojmë së shpejti”, ka deklaruar Syla në Radio Kosova.

Ai ka thënë se deri më tani nuk kanë reaguar shkaku i zgjedhjeve, për të mos politizuar kërkesat e tyre.

Kujtojmë se sindikalistët patën organizuar protesta dhe greva një ditëshe gjatë muajit prill.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të punës, siguria në punë, furnizimi me barna dhe materiale, etj.

0
Creative Theme