Lajme dhe Ngjarje

Statuti i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë përmes Avokatit të Popullit

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar me kohë ndaj vendimit për miratimin e Statutit të SHSKUK-së të datës 27.12.2023 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes adresimit në të gjitha institucionet relevante ndër to edhe tek Avokati i Popullit.

Pas shqyrtimit të ankesës tonë jemi njoftuar se Avokati i Populli  me datë 03 Korrik 2024  i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me Kërkesë për vlerësimin e përpushmërisë me Kushtetutën të Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spialor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Federata në ankesën e saj ka sqaruar se në Statutin e ri të SHSKUK-së në neni 11 janë përcaktuar organizimi i shërbimeve shëndetësore në spitalet e përgjithshme që ky nen do të rezultojë me reduktimin e shërbimeve shëndetësore në Spitale e Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe qytetarët do të mbesin pa shërbime të caktuar shëndetësore dhe do të ketë reflektim edhe tek stafi i punonjësve shëndetësor dhe adminsitrativë sepse me reduktimin e atyre shërbimeve shëndetësor shumë punëtorë shëndetësor do të mbesin pa punë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka përshëndetur këtë veprim të Avokatit të Popullit  dhe mirëpret vendim meritor nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

 

Me respekt,                                                                                                                                                                                                                                                                                                  FSSHK

0
Creative Theme