Lajme dhe Ngjarje

Reagim nga FSSHK

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është njoftuar në lidhje me zhvillimet e fundit në SHSKUK, respektivisht me dorëheqjen e parevokueshme të Drejtorit të SHSKUK-së Dr. Curr Gjocaj.

Dr. Gjocaj gjatë mandatit të tij tre vjeçare është përballur me sfida dhe problematika të grumbulluar dhe çështje të pazgjidhura në QKUK dhe të gjitha njësive përbërëse të SHSKUK-së, gjatë gjithë kësaj kohe ka treguar një gatishmëri të jashtëzakonshme për punë me qëllim të vetëm, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës të punëtorëve shëndetësor, në bazë të kompetencave dhe kushteve buxhetore të parapara për këtë institucion.

Dorëheqja e tij si akt moral tregon qartë se Dr. Gjocaj ka qenë dhe është një njeri e mbi të gjitha profesionist parimor I cili në rend të parë ka zbatimin e drejtë të ligjeve dhe akteve të tjera të cilat janë në interes të reformës së sistemit shëndetësor e jo interesin e tij personal.

Dr. Gjocaj është shembull I një menaxheri I cili bashkëpunon, pyet, delegon punë në interes të përgjithshëm të mbarëvajtjes së punës me qëllimin kryesor ofrimin cilësor të shërbimeve shëndetësore për shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore në QKUK dhe njësive përbërëse të SHSKUK-së.

FSSHK respekton vendimin personal te Dr. Gjocaj  por megjithatë sfidat nuk përfundojnë me dorëheqje apo akte morale, e kjo duhet të shërbejë për të tjerët që më në fund mos ta shikojnë interesin individual por interesin e gjithmbarshëm.

Mbesim me shpresë që Ministri Z. Ismaili dhe tashmë Bordi i ri Drejtues ti merr në konsideratë të gjitha problemet në shëndetësi dhe përfundimisht shëndetësia ta merr rrugën e drejtë.

FSSHK do të jetë gjithmonë bashkëpunuese në të gjitha instancat me qëllim të përmirësimit të gjendjes në shëndetësi dhe punëtorëve shëndetësor.

Z.Gjocaj i dëshirojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në karrierën tij profesionale.

0
Creative Theme