Me datë 15.03.2022, në ora 03:45 pranë QKMF-Skenderaj përkatësisht në repartinë e Urgjencës në vendin e punës është sulmuar fizikisht komplet ekipa e urgjences nga përcjellësi i pacientit, ku në këtë akt të sulimit njëri nga punëtoret ka marrë edhe trajtim në Spitalin e Mitrovices. Me të pranur informatën Kryesia e Sindikatës pranë kësaj njësie ka reaguar dhe përkrahur punëtorët (anëtarët) e sulmuar, duke e dënuar këtë rast dhe duke shprehur shqetësim lidhur me sulmin e lartcekur që iu është bërë stafit mjekësor. Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të patolerueshme, dhe përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, e sidomos në këtë kohë Pandemie kjo bënë që të vihet në pikëpyetje jeta dhe siguria në vendin e punës.
Kryesia e sindikates pranë QKMF- Skenderaj fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësit të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor. Punëtorët shëndetësor po dëshmohen çdo ditë për punën, profesionalizimin dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj qytetarëve të vendit, edhe për kundër faktit të përballjes me kushtet e punës, sigurinë gjatë kësaj periudhe me Pandeminë COVID-19 por edhe në përditshmërinë e tyre. Gjithashtu kryesia e sindikates dhe anëtarësia kërkuan edhe nga menaxhmenti i QKMF-Skenderaj që të ndërmerret ndonjë veprim për mbrojtjen e tyre fizike. Shpresojmë që rastet e tilla mos të përsëriten sepse kësi ngjarje të tilla e zbehin dinjitetin e punëtorit shëndetësor.
Në kontest të kësaj edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka dënuar rënd dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësorë (Anëtarëve), dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur që raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta të cilat po e fyejnë rënd identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend dhe i fton organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konfrom legjislacionit në fuqi që ndaj kryerësve të kësaj vepre të shëmtuar të shqiptohet dënimi meritor.
Kryesia e Sindikates pranë QKMF –Skenderaj dhe FSSHK-ja apelon:
STOP DHUNËN NDAJ MANTELBARDHËVE, ata janë gardian të shëndetit tuaj.
MAR
2022