Me vendim të datës 29.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar shtesën mbi pagë me të cilin Vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë.
FSSHK ka reaguar me kohë duke e cilësuar këtë Vendim diskriminues, demotivues për të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore, për shkak se vet virusi COVID-19 nuk po bën seleksionim, por, po i atakon të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore dhe popullatën e gjerë.
E nderuara Qeveri, situata në terren është shumë e rëndë andaj nuk është momenti që me Vendime tuaja të krijoni kushte drejt kollapsit të institucioneve shëndetësore.
Këto veprime skajshmërisht të ngutshme dhe selektive nuk ju bëjnë nder juve si Qeveri,prandaj kërkojmë publikisht nga ju që ti thirrni ndërgjegjës dhe të veproni konform situatës së eskaluar Pandemike e cila kërkon motivim të punësuarve në institucione shëndetësore publike pa dallim dhe jo demotivim.
Prandaj kërkesa jonë e fundit është mos i diskriminonin punëtorët shëndetësor dhe stafin përcjellës, trajtoni barabartë të gjithë.
Me respekt,
FSSHK
AUG
2020