Lajme dhe Ngjarje

Nënkryetari i parë i FSSHK-së Blerim Delija takon Ministrin e Shëndetësisë Dr. Imet Rahmani

Posted by:

Prishtinë 29.03.2016-Nënkryetari I parë I FSSHK-së Blerim Delija realizoi takim pune me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Imet Rahmanin me të cilin u diskutan disa qështje të rëndësishme të cilat I ka ngritur FSSHK në periudha të ndryshme,qështjet konkrete të cilat u diskutuan në këtë takim ishin Kujdesi primar shëndetësor,Ligji për sigurime shëndetësore,Statuti I Spitaleve Rajonale dhe një sërë temash me interest ë përbashkët, siq janë pjesëmarrje në grupin punues për plotësim ndryshim të Ligjit për Shëndetësi si dhe udhëzimet administrative të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri premtoi se qështjet të cilat janë në kompetencë të tij në relacion me FSSHK-në do të zbatohen në përpikëri,por I njejti kërkoi nga FSSHK që të mbështes Ministrinë në aspektin e informimit të punëtorëve shëndetësore me Ligjin për Sigurime shëndetësore dhe mënyrën e trajtimit të tyre e këtë ligj.

0
Creative Theme