I nderuari Z. President,
Duke u nisur nga fakti se shëndetësia kosovare ka gjetur gjithmonë mbështetje tek Ju,bëjmë ftesë publike që të mos e nënshkruani buxhetin e rishikuar dhe të aprovuar në Parlament, pasi që gjatë rishikimit nuk janë marr parasysh kërkesat e FSSHK-së dhe me këtë rast edhe kërkesat e të gjithë punëtorëve shëndetësor.
Bazuar në deklaratat tuaja në lidhje me mbështetjen dhe përkrahjen institucionale të punëtorëve shëndetësor kërkojmë që urgjentisht t’ia ktheni në rishqyrtim Parlamentit të Republikës së Kosovës Ligjin mbi buxhetin duke marr parasysh kërkesat e FEDERATËS SË SINDIKATAVE TË SHËNDETËSISË SË KOSOVËS të cilat janë:
- Aprovimin e shtesës në pagë bazuar në katalogun e Ligjit të Pagave
- Hartimin e Ligjit të Pagave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese(me disa ndryshime)
- Pagat jubilare bazuar në Kontratën Kolektive Sektoriale.
I nderuari Z. President, është koha e fundit prej fjalëve në vepra, përkrahni punëtorët shëndetësor.
Me respekt,
Kryetari i FSSHK-së
Dr. Blerim Syla
AUG
2020