Lajme dhe Ngjarje

KUJDES QEVERI

Posted by:

KUJDES   QEVERI

Federata e Sindikata të Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Sindikata e Policisë se Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës.

Me këtë  reagim po ju rikujtoje që përkrahim kërkesat e minatorëve deri në realizimin e  plotë të tyre. Njëherit me Ju shprehim solidaritet e pa ashtu Ju do ta keni edhe  bashkëveprimin tonë sindikal,  deri në ruajtjen e asetit kombëtar Trepça.

Pas informatave se gjendja e minatorëve është përkeqësuar , ku dhjetëra nga ta kane kërkuar ndihmë mjekësore. Ne sindikatat e Kosovës , e posaçërisht Sindikata e Shëndetësisë është në gjendje gatishmërie, që në ç’far do rrethana të ndihmoj minatorët.  FSSHK-ë ka ftuar Këshillin Drejtuese  me datë 23 Janar i cili do ti vlerësoj edhe realizimi e kërkesave të anëtarësisë së vet drejtuar Qeverisë së Kosovës ditë më parë, do të bëhet edhe vlerësim i situatës së përgjithshme në teren dhe do të mirën vendime rreth veprimeve të më tutjeshme në kordinim me sindikatat e tjera.

Njoftojmë gjithë opinionin publike dhe popullatën e Kosovës, duke u bazuar në gjendjen e përgjithshme të popullatës, reagimet te cilat vinë nga këto Federata  janë të pa parashikueshme,  pasojat do të bien mbi Qeverinë.

Me respekt,

Dr.Blerim Syla-Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Rrahman Jasharaj-Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

Valbona Kamberi Hoxha-Sindikata e Policisë së Kosovës

Ndue Kalaj-Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës

0
Creative Theme